Connect with us

Lajme

Dimitrov me porosi : Politika e jashtme të mos jetë temë e përplasjeve ndërpartiake

Published

on

Seanca e sotme e Komisionit parlamentar për punë të jashtme ishte mjaftë e tensionuar dhe me ndërhyrje të shpeshta. Arsye për këtë gjendje ishte debati për raportin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, për realizimin e politikës së jashtme dhe proceseve eurointegruese.  Në fjalimin e tij, ministri Dimitrov dha një përshkrim të shkurtë për procesin e deritanishëm eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

“Duhet të gjejmë mënyra që politika e jashtme mos të vijë në nivel të përplasjeve brenda partiake. Humbëm gjenerata rreth BE-së dhe NATO-s, prej këtu me Marrëveshjen e Prespës tentojmë të vendosim mekanizma të lidhur me anëtarësimin tonë në NATO dhe hapjen e procesit për aderim. Kjo nënkupton se ndryshimi i dokumenteve për përdorim të brendshëm drejtpërdrejtë do të varet nga hapja e kapitujve”, tha Dimitrov.

Ai mes tjerash përkujtoi se në vitin 2001 kur është nënshkruar Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me BE-në, ne si shtet kemi qenë në një grup me Kroacinë dhe mundësitë më të mira të shtetit për hapjen e negociatave kanë qenë viti 2012-të. Sipas tij, nga ajo kohë e deri tani në BE nuk ka vullnet të njëjtë për zgjerim, për shkak se të njëjtit kanë qenë të angazhuar me shumë çështje siç është kriza me imigrantët, Bregziti dhe sundimi i ligjit në shumë shtete.

“Tash jemi me Shqipërinë, e cila në vitin 2014 u bë kandidat për anëtarësim me dy rekomandime. Ne jemi me dhjetë rekomandime. Kjo krijojë sfidë shtesë. Vetë Makroni, krahas udhëzimeve se fillimisht duhet ta rregullojnë shtëpinë e tyre, thotë se vlerësim i tyre është se do të jetë gabim nëse ndaras i trajtojnë kandidaturat e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Unë edhe mbrëmë thash se edhe pse kemi interes që të gjithë fqinjët tanë të ecin përpara, kjo është jokonsistente me fokusin e avancimit të metodologjisë për procesit e aderimit, për arsye se ai thotë se çdo shtet duhet të vlerësohet sipas meritave të veta”, tha Dimitrov.

Pas këtij fjalimi të Dimitrovit, deputeti i BDI-së, Artan Grubi kërkoi pauzë, të cilën kryetari i Komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski e vlerësoi si taktikë të menduar nga LSDM dhe BDI, që ministri mos t’i jep llogari opozitës dhe mos të jetë i përballuar me kritika. Ai po ashtu tha se për dështimin në Bruskel, përgjegjësi kanë zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri Dimitrov dhe kryeministri, Zoran Zaev. Fërkimet mes anëtarëve të këtij Komisioni vazhduan pasi që kryetari Milloshoski nuk dha pauzë, gjegjësisht me fjalimin e tij vazhdoi deputeti Ilija Dimovski, i cili për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave dhe për Marrëveshjen e Prespës, tha se investimi është bërë, ndërsa rezultati nuk është fituar.

“Ju në tavolinë i vendosët interesat kombëtare dhe nuk fituat asgjë. Përgjigja e juaj si Qeveri duhej të ishte pranimi i përgjegjësisë, dhe jo kërkesa për fajtorët. Thoni se Marrëveshja e Prespës na jep mundësi që mos ta zbatojmë emrin e ri në sferat ku nuk kemi hapur kapituj, për shembull në arsim – por atje vetëm se janë bërë ndryshimet, ju i ndërruat dëftesat”, i replikoi Dimovski, ministrit Dimitrov.

Ndërkohë, ai e akuzoi ministrin e Punëve të Jashtme, Dimitrov se Marrëveshja e Prespës është shkelur në dëm të vendit dhe se Qeveria ka zbatuar diçka të cilët nuk është dashur, duke vlerësuar se Marrëveshja e Prespës jo se nuk është zbatuar, por ajo tej zbatuar. oxh

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale