Connect with us

Qëndrime

Beteja morale është humbur por jo edhe ajo politike

Published

on

Shkruan, Latif MUSTAFA

Partitë me orientim opozitar në RMV ftojnë në dy gjëra që shpesh tingëllojnë absurde: bashkimi dhe rrëzimi!

Gjegjësisht, “të bashkohemi që ta rrëzojmë BDI-në”. Jam kureshtar të di se çfarë në të vërtetë nënkupton “rrëzimi” politik i një partie politike.

Në qoftë se e marrim si të saktë tezën se asnjëra nga partitë maqedonase nuk e krijon pushtetin pa BDI-në, qoftë kjo edhe humbëse e zgjedhjeve, a po i bie që bashkimi i opozitës për ta “rrëzuar” BDI-në, në fakt është votë maksimale shqiptare për të hyrë në një qeveri me BDI-në?!

Nëse është e tillë, ç’ne ky turr moralist ndaj një partie politike dhe fragmentarizim i panevojshëm shoqëror mbi baza partiake kur krejt në fund do jeni s’bashku?

Rrëzimi politik sipas meje do të thotë triumfi i një ideje të re ndaj një ideje të vjetër jo funksionale rreth organizimit politik të shoqërisë.

Mirëpo kjo ide, akoma më pak program apo projekt që mund të krijoj një moment të ri politik, nuk shihet asgjëkund. Partitë që ftojnë njëra tjetrën për t’iu bashkuar njëra tjetrës nëse nuk sfidojnë qytetarin me një ide, projekt dhe program të tillë sa që të krijoj moment historik, atëherë çdo përpjekje tjetër e kotë është.

Kam përshtypjen se “bashkimi opozitar” po na falsifikon realitetin sepse “rrëzimi” nuk është një Ide.

Rrëzimi mund të jetë veç se konsekuencë e një ideje. Beteja morale ndaj BDI-së është humbur por jo edhe beteja politike.

Duket e pamundur por spektri politik shqiptar duhet të gjejë fuqinë që ta pjellë një një Ide të re, pas kësaj shtatzënie të dhembshme dhe të stërzgjatur; të krijoj një moment të ri historik për mendimin, planifikimin dhe organizimin e shoqërisë dhe shtetit ngaqë të gjitha në fund të fundit do të përfundojnë në një pus sepse pjesë e të njëjtës rrjedhë janë.

Continue Reading

Kolumna

Artikuluesi artistik i rrenës

Published

on

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike! Në një intervistë të botuar në albumin e vet personal, “Hëna e Re”, Shaqir Fetai, veç tjerash, flet edhe për “punët me prioritet” të tij me t’u instaluar partiakisht në krye të BFI-së

Nga Mr. Eset Shaqiri

Po cilat paskan qenë ato “punë me prioritet”?! Nuk ka asnjë punë! Sepse, aksioni politik për komplot dhe puç ishte aq i furishëm sa, si një tërmet fatal i cili as sot e kësaj dite nuk ofron mundësi për sanim të pasojave dhe për adresim të prioriteteve që i ka BFI-ja e Shaqir Fetait!

Nuk ka qenie e gjallë në Maqedoninë e Veriut që nuk e di se si rodhi procesi i instalimt të Shaqir Fetait në krye të BFI-së! Dhe, çuditërtisht, “reisi” i instaluar dhunshëm na paska ardhur në kohën kur Kovid 19 e paska arritur kulmin e përhapjes së vet! Shaqir Fetai nuk paska pasur mundësi të mendojë në punë të tjera, sepse para vetes “paska pasur” masa që OBSH-ja i paska “nxjerrur” që ky ta luftojë pandeminë! A nuk është kjo një përpjekje qyqare e Shaqir Fetait për ta kamufluar paaftësinë e tij totale për t’i prirur një organizate aq të madhe siç është BFI-ja! A nuk është një përpjekje perfide e tij për ta fshehur revoltën e popullit dhe gatishmërinë unanime për ta bojkotuar një BFI të kontrolluar nga vegla të pushtetit anntiislam dhe nga militantët partiakë! OSHB-ja e paska ngarkuar Shaqir Fetain me masa kundër epidemisë?! OSHB-ja dhe Shaqir Fetai! I sëmurë për t’i dhënë vetes peshë! Madje aq mirë i paska respektuar këto masa sa paska arritur që në botë të dëshmojë se cila është “fuqia ndikuese” e BFI-së?

Së pari, OSHB-ja ka rekomanduar masa për çdo ministri shëndetësore në botë, apo për çdo komision shtetëror të formuuar enkas për ta luftuar përhapjen e kësaj pandemie! Tutje, Komisioni shtetëror me në krye ministrin e shëndetësisë, i ka ngarkuar të gjitha institucionet dhe organzatat e vendit që t’i zbatojnë ato rekomandime. Pra, BFI-ja, si të gjitha të tjerat, kanë qenë të obliguara që t’i zbatojnë rekomandimet e këtij Komisioni të cilat ishin të bazuara në rekomandimet e OBSH-së, dhe, së këndejmi, të pushojë Shaqir Fetai duke u lavdëruar lidhur me këtë pandemi, e cila desh e mbyti vetë atë kurse i mori jetë edhe bashkëmendimtarëve të vet! Asnjë nga komunitetet fetare në vend nuk ka raportuar se ka pasur nëpunës të infektuar apo të vdekur nga kjo pandemi. Në BFI-në e Shaqir Fetait ka vluar!

Së dyti, kur u instalua Shaqir Fetai, nuk ishte kulmi, por situata ishte zbutur, ndaj dhe u lejua falja e namazit në xhemat pasi, për herë të parë në historinë e myslimanëve të vendit, ishte ndaluar gati një vit më parë, kur epidemia po përhapej me përmasa shumë tragjike. Kur u instalua Shaqir Fetai në fuqi ishte falja e namazit në xhemat me distancë! Kontributi i Shaqir Fetait ishte zero, ndërkohë që kontributi paraprak ishte konkret! Ish-reisi i tij i kishte pranuar të gjitha masat e Komisionit shtetëror për menaxhim me këtë pandemi, ndërsa kishte nisur edhe aksionin e donimit të mijëra maskave për institucione të ndryshme të vendit. Ky po që është kontribut!

Së treti, nuk është e vërtetë se kjo pandemi e paskësh rrezikuar financiarish BFI-në! Sepse, prezenca e përditshme e xhematit në xhami nuk gjeneron kurrfarë të ardhurash për BFI-në, të paktën nuk do të duhej! Ai u instalua në kohën kur fitri ishte paguar në BFI, por në masë të madhe edhe zeqati! Veç kësaj, ish-reisi i Shaqir Fetait, kishte këmbëngulur që edhe BFI-ja të përfshihej në buxhetet shtetërore të krijuar për lehtësimin e krizave financiare si pasojë e pandemisë. Madje ishte kërcënuar me padëgjueshmëri qytetare, gjë që i kushtoi duke u eliminuar poitikisht dhe zëvendësuar partiakisht me Shaqir Fetain! Në fund, përflitet se kërkesa e ish-reisit që të paguhen me rroga edhe imamët e vendit, u realizu duke u derdhur në xhirollogarinë e BFI-së së Shaqir Fetait mijëra euro, të cilat “efendiu” në fjalë i përdori për ta blerë pakënaqësinë reale duke ua ngritur rrogat disa strukturave të BFI-së. Veç kësaj, u realizu denacionalizimi i disa pronave të Vakëfit, të cilat, u këmbyen në letra me vlerë! Kjo ndikoi që buxheti në BFI të rritet dhe jo se pati ndonjë “aksion gjithëpopullor” për të shprehur kënaqësinë që u instalua në krye të BFI-së Shaqir Fetai. Një interpretim autentik i vakëfit do të konkludonte se sjellja e Shaqir Fetait në raport me Vakëfin është pa dyshim, sjellje e mëkatshme! Vakëfi nuk është lënë që një ditë ta tjetërsojë Shaqir Fetai, duke “e shitur” dhe duke krijuar buxhet për rroga! Vakëfi mund të tjetërsohet e të shitet, por ekskluzivisht për të siguruar të njëjtin vakëf apo edhe për ta shtuar! Të parët tanë nuk e lanë pasurinë e tyre që një ditë Shaqir Fetai të sigurojë rrogë të pamerituar për veten e tij dhe për bashkëmendimtarët e vet!

Shaqir Fetai duhet të jetë i sinqertë me bashkëpunëtorët e vet dhe i devotshëm para Allahut të Gjithëdishëm! Feja nuk bëhet me para: nëse ka rroga ka fe, nëse nuk ka rroga, nuk ka fe! A ia arriti Shaqir Fetai t’i bindë të gjithë bashëmendimtarët e vet, hoxhallarët e vendit, akademikët që, të japin kontributin maksimal të tyre, pa pagesë, për kultivimin dhe praktikimin e fesë së Zotit edhe në kohën kur gjenden para një sprove të madhe të Zotit Fuqiplotë! Shaqir Fetai kur ishte “profesor” në Medresenë Isa Beu” e di fare mirë se si vinin ndihmat popullore nga tërë vendi. Magazja e saj kurrë nuk ka qenë bosh! Mirëmbajtja e Mdresesë ka qenë ekskluzivisht “barrë” e popullit dhe jo e vakëfit, sepse kur ka nisur kjo vatër mësiomore vakëfi ka qenë pothuajjse i tëri i nacionalizuar dhe i uzurpuar! Tani, në kohën e Shaqir Fetait, duhet të vijnë letrat në vlerë nga vakëfi i tjetërsuar që të zhvillohet jeta fetare, pa pasur paraprakisht kurrfarë raporti publik mbi vlerën e këtyre letrave me vlerë, me të vetmin qëllim që të zhduken gjurmët e korrupsionit, të vjedhjes dhe të tjetërsimit të vakëfit, nga një pasuri islame në rroga të bashkëmendimtarëve të Shaqir Fetait. Një ditë, gjithësesi që do të ketë përgjegjësi morale e penale për çdo centimetër të vakëfit të zhdukur e të shfarosur për të siguruar rroga! Dikush ka varfëruar familjen e vet duke e lënë pronën familjare në interes të islamit, ndërsa sot dikush e shet, e shndërron në rroga, e ha këtë pasuri islame për të kënaqur veten dhe familjen e tyre. Dhe këtë fakt mundohet ta fsheh si “ndërgjejësim të myslimanëve” që kontribuojnë financiarisht për të rritur rroga. Vetëm në BFI-në e Shaqir Ftait sigurohen rrogat duke dëmtuar pronën e përbashkët islame në vend! Turp!

Continue Reading

Kolumna

Pasqyra e hipokritit

Published

on

Shaqir Fetai paska dhënë një intervistë në revistën e tij album personal “Hëna e Re” dhe, këtë intervistë e paska zhvilluar me një “ekip gazetarësh”! Me demek, nuk ekziston gazetar që mund të zhvillojë intervistë me Shaqir Fetain, patjetër duhet të jetë “ekip gazetarësh”

Shkruan Jasir Jashari

Një “ekip gazetarësh” që intervistën e titullojnë me “URTËSIA DHE DURIMI NË VEPRIM JANË VIRTYTËSITË TONA”, dëshmojnë se kanë shkruar një intervistë sa për t’ia bërë qejfin Shaqir Fetait i cili edhe më tej po ngelë në anonimitet (ndryshe, nuk do t’ia gabonin emrin sa herë të përflitet në media)! Për cilën urtësi flet Shaqir Fetai? Për të tijën?! Tashmë e ka dëshmuar “urtësinë” e vet dhe, në tradhëti të ketë urtësi kjo as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar! Shaqir Fetai paska thënë “durim në veprim”?! Në veprim ka maturi, ka sinqeritet, ka ndershmëri e besnikëri, ndërsa durimi është fenomen i cili vie në shprehje para çdo veprimi! Durim do të thotë “sabër” o bilmeza!

Një intervistë e kurdisur, e porositur, një bashkëbisedim sa për mastrubim të trurit të tredhur, tepër shumë subjektive, që na del si një pasqyrë që pasqyron ekskluzivisht hipokritët e tipit të Shaqir Fetait! A guxon të fillojë intervista me Shaqir Fetain me pyetjen “Tashmë i bëtë afër një vit e gjysmë në krye të BFI të RMV. Cilat janë përshtypjet Tuaja si njeri i parë i një institucioni kaq të rëndësishëm?”, ndërkohë që hala nuk është përgjigjur në pyetjet e popullit: cili ishte çmimi i tradhëtisë që ia bëri ish-reisit të vet? Kush ia ofroi skenarin e tradhëtisë, pse e pranoi atë tradhëti? Çka fitoi nga ajo tradhëti! Sa kohë më parë e kishte bluar tradhëtinë? Kush i dha sinjal për tradhëti, sepse, një javë më parë e kishte vlerësuar ish-reisin e vet si “figurë markante…”?

Çka pati nevojë Shaqir Fetai që të jetë “njeri i parë”, ndërkohë që gjithnjë ka qenë në krah të të parit? Çfarë pati nevojë Shaqir Fetai për ta rrëzuar të parin ndërkohë që gjithnjë ishte nën sqetullën e të parit? Pse paska pasur nevojë të jetë “i pari”, ndërkohë që reisi i tij kurrë nuk ka marrur vendime pa pëqlimin e Shaqir Fetait, madje edhe atëherë kur ky propozonte me këmbëngulje që t’i largojë nga puna miqte më të ndershëm të “reisit” që i kishin shërbyer edhe si parzmorë pa zhveshjen e së cilës Shaqir Fetai nuk mund t’ia ngulte thikën të parit të vet!
Shaqir Fetai intervistën e fillon duke e nxjerrë në pah një “vlerë” të tij: ai kurrë nuk po u ankuaka për diçka që nuk e arrinë! Dhe, sipas kësaj fraze (“budallain mos e vet se të kallzon vetë”) tashmë Shaqir Fetai e ka arritur atë që ka dashur, ndërsa tani duhet edhe të ankohet se, kush qenë ata që e detyruan në këtë arritje të turpshme! Të paktën të ankohet se pse e lanë instalacion në krye të BFI-së dhe nuk e viktimizuan duke e torturuar si “Krishtin të pafetë”! Sepse, Shaqir Fetai pa pak viktimizim nuk ka se si ta shpreh pafajësinë e tij në tradhëti!
Tutje, Shaqir Fetai thotë se në fillim paska qenë i frikësuar dhe se paska pritur turbllira të mëdha, porse, falë Zotit gjithçka i paska shkuar sikur të jetë hedhur në mjalt. A thua ku do të bie kur do t’i mbarojë mjalti?!

Natyrisht, Shaqir Fetai ka qenë shumë i vetëdishëm për pasojat pas asaj tradhëtie, ka qenë shumë i vetëdishëm se mund të ketë kundërreaksion pas atij veprimi antiislamik që e ndërmori kundër reisit të tij dhe kundër traditës shekullore të BFI-së se kush mund të jetë në krye të saj! Nuk ishte zgjuarësi e Shaqir Fetait fakti që punët rrodhën qetësisht, porse, zgjuarësi ishte e atyreve që u tradhëtuan dhe që ndëshkimin për tradhëti e komplot ia lanë Vetë Zotit! Hakmarrja njerëzore do ta paraqiste Shaqir Fetain martir, ndërsa hakmarrja nga Zoti – çka do ta paraqesë Shaqir Fetain? Këtë më së miri e di Zoti i Madhërishëm! Mallkimi i Tiij mund të vonojë por, një gjë është e sigurtë – Ai kurrë nuk harron për ta ndëshkuar të pabesin!

Në këtë “rrugëtim suksesi” Shaqir Fetai e paska pasur përkrahjen e “bashkëpnëtorëve tanë”! Të kujt janë këta bashkëpunëtorë? Kush janë “bashkëpunëtorët tanë”? Shaqir Fetai nuk është Instiitucion i shërbimeve për të pasur bashkëpunëtorë! Shaqir Fetai këtë rrugëtim e pati me bashkëpunëtorët e vet që vijnë nga e njëjta guzhinë, nga të njëjtat kanale minjësh, sepse, ndryshe nuk do të mund ta realizonin tradhëtinë dhe komplotin që ia bënë “babait” të tyre, e që assesi nuk po ia dalin ta demantojnë faktin që ishin mercenarë e mision anti-BFI!

Shaqir Fetai mendon se kjo “strategji” e tij paska dhënë rezultate konkrete! Shaqir Fetai shantazhin policor, ndërsimin e shërbimeve sekrete, obligimet dhe detyrat ndaj këtyre shërbimeve – të gjitha këto marifetllëqe i paraqet si “strategji të veten”! Nuk ka strategji në botë, nuk ka fuqi në botë, nuk ka plan në botë, nuk ka ideator në botë që, brenda natës i mbedh bashkëpunëtorët për ta ndërmarrur veprimin e puçit dhe të shantazhit. Këtë mund ta bëjnë vetëm bashkëpunëtorët e shërbimeve të cilët, brenda një sekondi i nënshtrohen urdhërit, madje nëse duhet edhe për ta nërkëmbur edhe nderin familjar.

Shaqir Fetai e përfundon përgjigjen e parë duke thënë se puna e tij qenka transparente! Si mund të jetë konspiraconi punë transparente? Si mund të jetë transparente ikja nga pyetjet objektive? Si mund të jetë trasparente shmangia nga debati ngjashëm siç ik djalli prej temjanit? Shaqir Fetai transparente e ka vetëm rrenën, vetëlavdërimin, heshtjen para tradhëtisë dhe errësimin e misionit të tij.

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale