Connect with us

Maqedonia e Veriut

Dikush me makinë të re, e dikush tjetër me apartament të ri, kështu u dhanë fund mandateve të tyre prokurorët special

Published

on

Makina, apartamente, kredi, aksione, por pa kursime të raportuara – kjo është një përmbledhje e shkurtër e asaj se sa fituan prokurorët specialë, katër vite pas betimit, që tani u rikthyen në punët e tyre të vjetra, që kishin, në prokurori.

Me pagat prej 2,5 deri në 3000 euro dhe kompenzime që shpesh tejkalonin edhe pagën, pothuajse nuk ka pasur asnjë prokuror që nuk ka blerë të paktën një makinë të re gjatë mandatit të tij, por askush përveç prokurores Lençe Ristoska nuk ka raportuar se ka ndarë para mënjanë, shkruan A1on, përcjell in7.

Kështu, ish-shefja e PSP-së, Katica Janeva, në qeshor të këtij viti, apo një muaj përpara se të shpërthejë afera ‘Zhvatja’ ka blerë një makinë të markës ‘Audi A6’ të vitit 2005 për djalin e saj, në vlerë prej 6 mijë eurove. Prokurori special Gavril Bubevski gjithashtu ka modernizuar veten e tij me makinë të re – ai ka blerë me lizing një “Skoda Karok” në vlerë prej mbi 28,000 euro dhe ka shitur një apartament prej 44 metra katrorë. Prokurori Ljubomir Lape, ndërkohë, ka blerë dy vetura, një për veten e tij dhe një për gruan e tij – një Mazda CH3 për 18.5 mijë euro dhe një Volkswagen Passat për 13.900 euro.

Trajçe Pelivanov, pas emërimit si prokuror special publik, lidhi një parakontratë për blerjen e një apartamenti në ndërtim në vlerë prej 113,000 eurove, ai gjithashtu gjatë mandatit të tij ka shitur një apartament tjetër, ka blerë një Mazda 6 për 20,000 euro dhe ka huazuar një kredi prej 70,000 euro.

Burim Rustemi, pasi erdhi në PSP, ka blerë kryesisht aksione, kurse prokurorja Lile Stefanova ka investuar paratë e saja në pronën e vajzës, që kapin vlerën rreth 80,000 euro. Prokurori Artan Ajro ka blerë një apartament 77 metra katrorë në Strugë dhe poashtu ka blerë edhe një makinë “BMW 530 D” në vlerë mbi 21,000 euro.

Gjatë mandatit të saj si prokurore speciale, Fatime Fetai ka raportuar vetëm një ndryshim në pyetësor, d.m.th. ajo bashkuar dy kredi dhe tani duhet të paguajë 78,000 euro gjatë 20 viteve të ardhshme. Prokurorja Elizabeta Josifovska, ndërkohë, ka marrë një kredi prej 170,000 eurosh vitin e kaluar dhe u ka blerë fëmijëve apartamente me nga 72 metra katrorë në Shkup.

Vetëm Lençe Ristoska ka raportuar se ajo ka kursyer gjatë mandatit të saj. Në vitin 2017 ajo kishte raportuar se ka kursyer 6,000 euro, pastaj kjo shumë u rrit në 18,000 euro, dhe këtë vit kursimet e saj totale arritën në 32,000 euro. Prokurori Stevço Donev deklaroi më së paku ndryshimet në pronën e tij – ai në pyetsor ka deklaruar se gjatë mandatit të tij nëna e tij e ka rritur pronësinë e tij në Koçani në mbi dy mijë euro.

 

BURIMI: A1on.mk

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale