Connect with us

Lajme

Politico: Macron kundër Shqipërisë, por jo edhe kundër Maqedonisë së Veriut

Published

on

Prestigjiozja ‘Politico’, për herë të dytë në dy ditë radhazi, shkruan për shanset e Maqedonisë së Veriut për të marrë një vendim pozitiv nga BE-ja për të filluar negociatat e pranimit.

Mbrëmë, duke interpretuar fjalorin e presidentit francez Macron gjatë konferencës për shtyp me kancelaren gjermane Merkel, ‘Politico’ në artikullin e saj me titull “Macron kërkon reforma në sistemin ‘bizar’ të shpresave evropiane” shkruan se lideri i Francës e ka përjashtuar mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë, por, sipas kësaj gazete, ka dhënë shpresa për Maqedoninë e Veriut, përcjell in7.

Sipas Politico, Macron në deklaratën e tij të dhënë nga Toulouse, ka dhënë një shembull me azilkërkuesit shqiptarë, duke e bërë të qartë se ai nuk mund të pranonte hapjen e negociatave me Shqipërinë, por që në këtë fazë, ai kishte lënë hapësirë për manovrim rreth fatit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me negociatat.

Në tekstin, në të cilin citohen qëndrimet e Macron dhe Merkel nga Toulouse, gjithashtu citohen edhe burime diplomatike, se “Paris ka disa aleatë në lidhje me refuzimin e Shqipërisë, por sa i përket Maqedonisë së Veriut, Macron dhe qeveria e tij janë të vetmuar në këtë bllokadë.

“Qëndrimi i Francës ka ngjallur zemërim midis anëtarëve të BE-së, kurse kancelarja gjermane Angela Merkel, është ajo që duhet të ndikojë tek Franca për të zbutur pozicionin e saj”, shkruan Politico.

Në numrin e saj për Evropën, Politico, thekson se sipas analistëve Franca me sjelljen e saj do të ndikojë në destabilizimin e Ballkanit dhe do t’u japë forcë rivaleve që të kenë ndikim në krahun jugor të BE-së, shkruan in7.

Kjo, që siç thonë nga Politico, vlen veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila i ka përmbushur kushtet e vështira të vendosura nga BE, duke përfshirë edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë.

“Mosarritja e dakordimit për fillimin e bisedimeve me Shkupin do të ndikojë keq në besueshmërinë e Unionit”, ka kometuar prestigjiozja Politico.

Duke cituar burime të mirë informuara, Politico edhe një herë i vë theks të veçantë dyshimit se Macron po abuzon me çështjen e zgjerimit të BE-së me qëllim për të fituar lëshime në fusha të tjera./përshtati A.SH. in7.tv/

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale