Connect with us

Lajme

Hapja e negociatave me RMV dhe Shqipërinë/ Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

Published

on

Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshjeje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave. Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macronit në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes. Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera, tha Merkel.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha: “Më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.” Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE, tha ajo. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime, tha Merkel. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime.

Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasigurtë në rezultatet e tij. “Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo.

Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.

Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë

Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, tha Macron.

Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë dhe Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.

Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën në Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermania është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën”, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.

Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macronin. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman. /DW/

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Aktuale