Connect with us

Lajme

Analistët për in7: Nëse nuk ka datë, ka zgjedhje

Published

on

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë, takoi presidentin francez, Macron në një përpjekje të fundit për të bindur që ai të mundësojë fillimin e negociatave, shkruan in7.

Ndërkaq presidenti i Francës Emmanuel Macron në një prononcim për mediat ka thënë se ai mendon që BE-së i duhet më shumë kohë për të rregulluar situatën në shtëpi përpara se të marrë ndonjë vendim për integrimin e vendeve të reja anëtare.

“Sa i përket zgjerimit, Evropa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën jetojmë së bashku. Disa vjet më parë, një anëtar i familjes vendosi të largohej. Ai tani po përpiqet të largohet nga shtëpia. Ndonjëherë kemi vështirësi në rinovimin e shtëpisëAi thekson se ka mësuar nga Gjermania se mendja e shëndoshë dhe disiplina, përkatësisht, bërja e gjërave në rendin e duhur, është garancë për efikasitetit., ta riparojmë e dritën, energjinë elektrike. Dhe kur pyesim pastaj anëtarët tjerë nëse ata janë të gatshëm të investojnë në riparimin e energjisë elektrike apo në riparimin e dyerëve, një numër goxha i madh i tyre thonë që nuk duan të investojnë në atë shtëpi, jo më shumë se 1% . Ndonjëherë të njëjtit edhe pse nuk dinë të largohen, apo ta rinovojnë atë shtëpi, thonë se duhet që të ftojmë edhe shokë dhe shoqe të reja në të”, ka thënë Macron.

Me këtë presidenti i Francës, siç duket, ka vulosur veton për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe sipas kësaj këto dy nuk do të marrin ftesë për fillimin e negociatave me BE-në.

Mosmarrja e datës për fillimin e negociatave do ta vendojë në një pozicion të vështirë qeverisjen e Zaevit, por edhe gjithë situatën politike në rajon, edhe ashtu të brishtë.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe vetë Zaev gjatë një prononcimi për mediat. Ai ka thënë nëse negociatat nuk hapen tani, do të ketë efekte negative jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon si bisedimet me Kosovës dhe Beogradit.

“Të gjithë ne jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë, sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk i hapni negociatat tani do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon si në bisedimet me Kosovës dhe Serbisë, por edhe vet Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, apeloi Zaev.

Në lidhje më këtë situatë politike të krijuar, analisti Faton Aliti mendon se inistimi i presidentit francez, Macron për reformim të procesit të negociatave para se të vendoset për zgjerim të mëtejshëm, e komplikon shumë mbijetesën e qeverisë Zaev, por edhe kredibilitetin e BE-së në Evropën Juglindore, e në veçanti mes shteteve kandidate, përcjell in7.

“Tani më kur shpresat për marrjen e datës janë zbehur dukshëm, mendoj se opozita do të fitojë edhe një argument të fuqishëm për të kërkuar zghedhje të parakohëshme parlamentare. Bile edhe sikur të ndodhë ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria në procesin integrues dhe të marrim datë në ndonjë formë të kushtëzuar, përsëri mendoj se trysnia, por edhe kapaciteti opozitar në Maqedoni do të ketë rritje. Në këtë situatë, besoj se Kryeministri Zaev dhe partnerët e koalicionit do të jenë kundër zgjedhjeve të parakohëshme me arsyetimin se megjithatë është bërë shumë në këtë aspekt, por edhe sepse kanë nevojë për më tepër kohë për rezultate më të prekshme në planin ekonomik. Në përgjithësi, insistimi i Presidentit Makron për reformim të procesit të negociatave para se të vendoset për zgjerim të mëtejshëm, e komplikon shumë mbijetesën e qeverisë Zaev, por edhe kredibilitetin e BE-së në Evropën Juglindore, e në veçanti mes shteteve kandidate”, ka thënë për in7, analisti Faton Aliti.

Qeverisja e LSDM, nëse nuk merr datë për fillimin e negociatave do të jetë, tani e tutje, nën presion të vazhdueshëm nga opozita, thotë njohësi i rrethanave politike dhe shkrimtari, Bujar Plloshtani, i cili shton se Zaev do të detyrohet që të mendojë rreth dorëheqjes kolektive të qeverisë, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse ai një gjë të tillë nuk do ta dëshironte me asnjë kusht, shkruan in7.

“Është e ditur tashmë se politika duhet të trajtojë mënyrën se si i marrin vendimet organet shtetërore dhe si zbatohen në praktikë ato. Konceptualisht, qeverisja e Zaevit për këto vite, sipas asaj që është artikuluar përmes vullnetit politik, ka treguar se shpresa për ndryshim që ishte e domosdoshme u kthye në një zvenitje të domosdoshme. Një shtet demokratik që pretendon aderimin në Unionin Evropian, në rend të parë duhet të angazhohet në përmbushjen e kritereve themelore, për të cilën është dhe kusht, që qeveria të zgjeronte betejën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e së drejtës, dhe gjyqësor të pavarur. Mosmarrja eventuale e datës për fillimin e negociatave fillimisht do të krijonte rritje të presionit politik nga opozita dhe me gjasë vendi do të hyjë në ngërç, që do të thotë një hap më afër humbjes së besimit për të qeverisur. Kjo situatë mund ta detyrojë kryeministrin të mendojë rreth dorëheqjes kolektive të qeverisë, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse një gjë të tillë ai nuk do ta dëshironte me asnjë kusht. Ndoshta do të përpiqet të rezistojë të qeverisë edhe përkundër presionit në rritje të opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, mirëpo domosdoshmërisht do të gjendet në anën për ta pranuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.”, thotë enkas për in7, njohësi i rrethanave politike dhe shkrimtari, Bujar Ploshtani./A.SH.-in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Published

on

By

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Aktuale