Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ziadin Sela: Ndjehem krenar që e kam përkrahur Albin Kurtin dhe VV

Published

on

Lideri i ASH Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në Tv 21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmer ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim.Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani.

Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se ndjehet krenarë që e ka mbështet VV dhe Albin Kurtin sepse Kosova sipas Selës eshtë e afërt dhe e jona nuk është diçka e huaj dhe se ndryshimet në Kosovë janë të rëndësishme për demokracinë.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Lajme

Mosmarrëveshjet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, Dimitrov: Të mos përzihemi në punët e brendshme

Published

on

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, duke folur për mosmarrëveshjet me palën Bullgare dhe rreth gjetjes së një gjuhe të përbashkët thotë se për momentin është shumë e rëndësishme të dimë nëse gjejmë mirëkuptim, duke pasur parasysh datën e zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe parlamentare në Bullgari, nëse qeveria e përkohshme mund të japë dritën jeshile, të miratojë kuadrin negociator dhe të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare është vendimtare.

Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme një dispozitë e Traktatit të Miqësisë, neni 14, i cili thotë se Traktati nuk mund të prekë të drejtat dhe detyrimet që Shtetet, Palët Kontraktuese, kanë marrë sipas traktateve të tjera ndërkombëtare.

Edhe ne edhe Bullgaria kemi disa të drejta dhe detyrime që i kemi marrë në bazë të konventave të tjera ndërkombëtare dhe që nuk do të thotë ndërhyrje në punët e brendshme. Për shembull, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe roli ynë si shtet anëtar i Këshillit të Evropës.

Sipas Dimitrov nëse progresi ynë në BE varet nga historianët, atëherë është shumë e vështirë ta quash atë proces evropianizim. Sipas tij, ajo që qeveritë mund të bëjnë është të krijojnë një klimë pozitive, ambient, atmosferë, për mbarëvajtjen e historianëve, në një mënyrë që këto pyetje t’ia lënë shoqërisë, diçka që kanë kaluar shumë vende evropiane.

Politikanët nuk mund t’u thonë historianëve se çfarë të bëjnë dhe çfarë të mos bëjnë. Pra, detyra jonë është një atmosferë pozitive. Problemi në punën e këtij Komisioni është mbi të gjitha ideja se puna e tyre duhet të jetë kusht për përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Ne duam rezultate nga ai Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, por është krijuar një atmosferë shantazhi.

Dimitrov, falenderoi të gjithë që angazhohen në zgjidhjen e problemeve dhe rreth filimit të negociatave aderuese. Sipas tij, Sharl Michel dhe presidenti i Komisionit Evropian po tregojnë përkushtim, vullnet dhe angazhim të madh, ku siç thotë, shansi për sukses duhet parë me përfshirjen e drejtuesve të institucioneve evropiane.

Continue Reading

Lajme

Ende askund raporti gjerman për zjarrin në Tetovë, pa përgjigje nëse Spitali modular ishte në rregull

Published

on

Raporti i shumëpritur i ekspertëve gjerman për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë ende nuk ka arritur në Prokurorinë Themelore në vend. Ende nuk dihet nëse shkaktar për shpërthimin e zjarrit eventualisht mund të jetë gabim i faktorit njeri. Ndërkohë Prokuroria Themelore thotë se në mënyrë intensive po grumbullon prova materiale dhe verbale për zjarrin në Qendrën modulare në Tetovë.

“Pas udhëzimeve dhe urdhrave të dhëna nga 5 prokurorë, institucionet dhe organet kompetente po veprojnë dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të dhënat e kërkuara dhe raportet duhet t’i dorëzojnë për hetim. Ne atë drejtim, prokurorët do të vazhdojnë me thirrje dhe marrje në pyetje të njerëzve të cilët për momentin nuk mund të precizohen. Pritet edhe arritja e raportit nga ekspertiza e kryer nga ekspertët nga Gjermania”, thonë nga Prokuroria Themelore.

Edhe Prokuroria për Krim të Organizuar po heton lëshimet e mundshme gjatë ndërtimit të spitaleve modulare në vend. Por tani për tani nuk japin përgjigje se kush ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës, si dhe për pranimin teknik në spitalet modulare, për shkak se siç thonë, lënda është në procedurë para hetimore.

“Në interes të procedurës dhe respektim të prezumimit të pafajësisë, të gjitha aktivitetet dhe veprimet që merren nga ana e organeve kompetente gjatë procedurës para hetimore janë sekrete, dhe duke marrë parasysh këtë, opinioni publik do të informohet në kohë në momentin kur do të mund të shpërndahen më shumë informacione të cilat nuk do të jenë pengesë në procedurë”, thanë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Natën e 8 shtatorit në zjarrin në spitalin modularë në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Informacionet e para për shkaqet e fatkeqësisë nga Prokuroria Themelore thonë se zjarrin e ka shkaktuar kontakti i shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.

Continue Reading

Aktuale