Connect with us

Maqedonia e Veriut

Të gjelbërit e BE-së: “Këshilli të hap bisedimet me RMV, mbani fjalën!

Published

on

Para takimit të Këshillit të Evropës, grupi i deputetëve të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i bënë thirrje Këshillit që ti hap bisedimet me BE-së me Maqedoninë e Veriut.

“Këshilli i Evropës duhet të jep dritë të gjelbër për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendoset në pyetje besimi i BE-së, nëse shtyhet vendimi për këto dy vendet. Perspektiva për anëtarësim në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin e rajonit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha që të ndjekin proceset reformuese të projektuar së bashku me BE-në”, deklaroi Reinhard Boutikofer, eurodeputetë nga të Gjelbrit dhe anëtarë i Komisionit për Politkë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai tha se Maqedonia e Veriut është model i zgjidhjeve të çështjeve bilaterale me vendet fqinjë në mënyrë paqësore.

“Marrëveshja e arritur me Greqinë në Prespë në qershor 2018, e ndjekur nga një marrëveshje bilaterale me Bullgarinë, janë marrëveshje domethënëse që rrisin stabilitetin e të gjithë rajonit. Për më tepër, Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë reforma të thella për të mbështetur dhe konsoliduar institucionet e saj demokratike”, tha ai.

Continue Reading

Lajme

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Published

on

By

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Lajme

Qeveria do të mbajë mbledhje

Published

on

By

Qeveria do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 20.10.2021 (e mërkurë), përmes video-konferencës do të mbajë mbledhjen e rregullt të 114-të. Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 10:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.

Continue Reading

Aktuale