Connect with us

Lajme

Tani më lehtë drejt Gjermanisë

Published

on

Gjermania do ta lehtësojë punësimin e fuqisë së kualifikuar të punës nga vendet që nuk janë nga BE-ja. Ligji do të zbatohet nga viti 2020.

Kushte për punësim në Gjermani

“Punësimi i deritanishëm u ofronte prioritet punëtorëve vendor që janë pjesë e BE-së, kurse me ligjin e ri, renditja do të bëhet pas kualifikimeve të poseduara, pa marrë parasysh nga cili shtet vjen punëtori”

“Ligji i ri parashikon që qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së kurse kanë kualifikimet e nevojshme për në Gjermani të marrin leje- qëndrim prej gjashtë muajve që të gjejnë punë në mënyrë të pavarur, por me kusht që të mbijetojnë me të ardhurat e tyre personale”.

Kjo sipas Lidhjes së Odave Ekonomike do të thotë largim më i madh i fuqisë punëtore nga vendi sepse shteti edhe më tej pret të zgjidh problemet kyçe, siç është korrupsioni dhe jeta normale shoqërore.

Tani hapen dy çështja që janë kyçe, nëse kjo rrugë më e lehtë për qasje në tregun e punës në Gjermani, me këto masa mund të kemi fluks të kuadrit të mbetur. Çështja e dytë është që të mos lejojmë kompanitë me kuadrin profesional të shpërngulen në vendet tjera”-tha Gabriela Kulebanova- nënkryetare e LSK-së.

Derisa Odat druajnë për largim të kuadrit profesional, Qeveria konsideron se për tre vite është bërë mjaftueshëm për mbajtjen e qytetarëve në vend.

Mendoj që si Qeveria treguam se me të vërtetë kujdesemi që qytetarët të kenë jetë më cilësore në vendin tonë, e rritëm pagën minimale,  pagën mesatare, e mbështesim biznesin që të mund të kujdeset për të punësuarit dhe të jetë në kondicion të mirë që të mund t’i shërbej të punësuarve dhe të çoj në realizimin e synimeve tona gjegjësisht të kemi stabilitet ekonomik në vend”-pohoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas analizave të fundit të ambasadës gjermane, vitin e kaluar çdo ditë 80 deri 100 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar vizë pune për në Gjermani. Aktualisht atje jetojnë mbi 100 mijë shtetas të vendit.

ALSAT

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Published

on

By

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vazhdimisht ngritje të çmimit të derivateve deri në muajin janar, raporton Express.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka deklaruar se edhe pse çmimet po rriten, s’ka nevojë për panik.

“Ne e kuptojmë çfarë është ekonomia jonë dhe çfarë jete kanë qytetarët. E them me përgjegjësi që është i shtrenjtë çmimi, por këtë s’e bën shoqata e naftëtarëve, por berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kur kemi reduktim më të madh, çmimi është më i lartë. Po fillojmë që nga SHBA-ja e deri në Kosovë është panik e madhe.

Organizata prodhuese ka dalë me komunikatë se deri në janar do të ketë probleme dhe ngritje të përditshme të çmimeve. Kjo rritje është duke vazhduar dhe do të ndodhë e s’ka të ndalur. Çmimi me shumicë po rritet e ai me pakicë është real. S’po rriten çmimet në mënyrë të theksuar, por në mënyrë të lehtë. Qytetarët po shërbehen me çmim real. Në tregjet botërore rritja reflekton edhe në Kosovë. Por ne jemi më të lirët në rajon e s’ka nevojë për panik”, ka deklaruar Berjani në KTV.

Sipas tij, në vend furnizimi po bëhet me derivate cilësore e më s’po ka ankesa nga qytetarët.

Berjani ka apeluar te qytetarët që të mos frikësohen sepse “do të ketë me bollëk derivate në Kosovë”.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Aktuale