Connect with us

Lajme

Merkel se bind dot Macronin për negociatat

Published

on

Këtë të mërkurë në takimin mes dy shteteve që e themeluan Bashkimin Evropian, sinjalet për hapjen e negociatave për Shqipërinë duket se janë shuar edhe më tej.

Në konferencën për shtyp mes kancelares Merkel e Presidentit francez Macron, shumë pak është folur mbi procesin e integrimit të Tiranës e Shkupit. Por Macron, sinjalet i ka dhënë. Ai nuk është dakort me hapjen e negociatave, pasi shprehet se fillimisht do duhej reformuar i gjithë sistemi i proceseve të integrimit. Në fjalën e tij Macron la të kuptohej se Merkel nuk e kishte bindur Presidentin francez për një ‘marrëveshje’ mbi dy vendet që presin orët në vijim për lajmin.

Gjatë konferencës së mbajtur në Toulouse, zyrtarisht tema e negociatave nuk ishte një ndër më qendroret. Nëse i referohemi njoftimit zyrtar që Elizeja ka përcjellë në media, negociatat për Tiranën e Shkupin as që përmenden fare si temë diskutimi.

Presidenca Franceze ka publikuar dokumentin dhe sipas tij thuhet se në samit ësht folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet pët zgjerimin.

Por çfarë thanë Merkel e Macron në konferencë për negociatat mes Tiranës e Shkupit?

Merkel u shpreh:  “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Ndërsa Macron tha: Do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme… Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE .

Continue Reading

Kosovë

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve me i fry? Përgjigjet hoxhë Fatmir Latifaj

Published

on

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borgj vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulture dhe respekt”, tha fillimisht ai në T7.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë me ju lut Zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me ju lut allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Aktuale