Connect with us

Lajme

Merkel edhe një herë në takim me Macron për ta bindë për fillimin e negociatave

Published

on

Dy liderët e dy prej vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Angela Merkel dhe Emanuel Makron do të takohen përsëri gjatë ditës, në koordinimin e fundit të pozitave të tyre para Samitit të BE-së që do të fillojë të enjten.

Në mbledhjen mes dy qeveritive në Tuluz, siç raportojnë mediat e huaja, do të diskutohet për Breksitin, Turqinë dhe Sirinë por edhe për politikën e zgjerimit të BE-së, konkretisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në Berlin, është kumtuar se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është prioritet për Gjermaninë, transmeton Radio Evropa e Lirë. Merkel këtë temë pritet ta hapë edhe në Samitin e liderëve gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Presidenti Makron në këtë pikë përplaset me Kancelaren Merkel e cila do të ushtrojë presion t’ja imponojë për herë të fundit idenë e saj duke qenë e vendosur të kundërshtojë rezistencën franceze për t’ja lëshuar rrugën Shkupit dhe Tiranës.

Ndërkohë, lideri i Partisë Socialiste Evropiane, Sergei Stanishev, me një letër të hapur i drejtohet Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që diskutimin rreth fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ta vendosë të parin në rend dite në takimin e shefave të vendeve anëtare. Stanishev shkruan:

“Duke udhëhequr popujt e tyre, kryeministrat progresivë Zoran Zaev dhe Edi Rama kanë investuar në kapital politik, duke ndërmarrë reforma të vështira për të avancuar në rrugën evropiane… Kam frikë se dështimi për t’u shpaguar tani jo vetëm që do ta dëmtojë kridibilitetin e BE-së, por gjithashtu edhe politikën e zgjerimit dhe do të prishë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit perëndimor gjatë periudhës që vjen. Ne nuk duhet të dëshmojmë- deklaroi Sergei Stanishev, kryetar i Partisë Socialiste Evropiane.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale