Connect with us

Lajme

Bildt: Nëse Shkupi dhe Tirana refuzohen, atëherë i mundshëm një kolaps politik i BE-së në Ballkan

Published

on

Ish-kryeministri suedez dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për ish-Jugosllavinë, Karl Bildt ka paralajmëruar se duke refuzuar fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, BE mund të përballet me një kolaps të mundshëm të politikës dhe besueshmërisë së saj në Ballkan, përcjell in7.

“Me Francën që kërcënon të vërë veto për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE mund të përballet me perspektivën e shembjes së të gjithë qasjes së saj dhe të politikave, e besueshmërisë në Ballkan”, ka shkruar Bildt në rrjetin social Twitter.

Karl Bildt, megjithatë, shpreson që liderët e BE në samitin e Brukselit nesër dhe pasnesër do të “shmangin një kolaps të tillë”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Published

on

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin.

Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

Continue Reading

Aktuale