Connect with us

Sport

Mbështeti luftën e Turqisë ndaj kurdëve, klubi gjerman e largon futbollistin

Published

on

Klubi gjerman, St Pauli e largoi, futbollistin që e mbështeti luftën e Turqisë ndaj kurdëve

Mesfushori tuek, Cenk Sahin është liruar nga St Pauli pas një postimi që e bëri në Instagram në mbështetje të vendit të tij në luftën kundër kurdëve në rajonin e veriut të Sirisë.

“Sahin është liruar nga stërvitjet dhe nga angazhimet me klubin. Faktorët kryesorë që na shtynë ta merrnim këtë vendim ishin mosrespektimi i tij i përsëritur dhe i vazhdueshëm i vlerave të klubit dhe nevoja për ta mbrojtur lojtarin”, ka njoftuar klubi.

Të premten, pas ndeshjes me Shqipërinë, të cilën Turqia e fitoi me rezultat 1:0, Sahin e kishte bërë një postim në Instagram ku shkruante:

“Ne jemi në anën e armatës dhe ushtrisë sonë heroike. Lutjet tona janë me ju”.

Pas këtij postimi, tifozët kishin kërkuar që lojtari të përjashtohet nga klubi, ndërkohë që nuk kishin munguar mbështetjet për kurdët.

Klubi i St Paulit ka thënë se vendimi është marrë pas bisedimeve që i patën drejtuesit e klubit me lojtarin.

Klubi gjerman ka thënë se as në të ardhmen nuk do ta lejojë asnjë lojtar të tij të përdorë thirrje apo nxitje, të cilat mund ta destabilizojnë masën, kur situatat janë të ndjeshme.

Kontrata e Sahinit me St Paulin do të mbetet valide, por atij i është dhënë leja të ushtrojë dhe të luajë në ndonjë klub tjetër.

Ai i ishte bashkuar ekipit nga Istanbul Basaksehir në vitin 2016.

Raportohet se Sahin mund të rikthehet për të luajtur në Turqi.

Natyrisht, ai nuk do të mund të luajë deri në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, futbollisti tjetër turk, Kaan Ayhan, i cili luan për Dusseldorfin, ka refuzuar të festojë duke e ngritur dorën tek koka, si shokët e ekipit, në mbështetje të ushtrisë turke.

24 vjeçari e shënoi golin e barazimit ndaj Francës, por nuk vendosi të provokojë me festimin pro ushtrisë dhe armatës turke, e cila së fundmi e ka nisur një ofanzivë ndaj kurdëve në veri të Sirisë. /Gazeta Express/

Continue Reading

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Sport

Momenti kur Koeman rrethohet dhe sulmohet nga tifozët e Barcelonës (Video)

Published

on

Humbja në “Camp Nou” kundër Real Madridit i ka trishtuar tej mase tifozët e Barcelonës.

Mbështetësit e skuadrës nga Katalonia e kanë gjetur një mënyrë shumë të ashpër për të reaguar pas ndeshjes dhe ata zemërimin e tyre e kanë shprehur mbi trajnerit e klubit Ronald Koeman, transmeton KosovaPress.

Pamjet që po shpërndahen nëpër rrjetet sociale tregojnë momentin kur trajneri holandez rrethohet nga dhejtra tifozë të Barcelonës dhe sulmohet mbi veturën e tij. Gjithsesi Koeman ia del që të largohet nga vendi i ngjarjes pa lëndime për shkak se ishte brenda veturës.
Kujtojmë se Koeman është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë te Barça dhe rezultate negative të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Continue Reading

Sport

Juventusi dëshiron portierin e Chelseas

Published

on

Juventusi është duke menduar për opsionet në portë për merkaton e ardhshme.

Juventusi është i etur për të sjellë portierin e Chelsea Kepa Arrizabalaga – sipas Fichajes.

27-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal për Wojciech Szczesny, i cili është përballur me shumë kritika në fillim të sezonit.

Massimiliano Allegri është një admirues i zjarrtë i Kepës dhe ai mund të jetë i hapur për të kaluar në mes të mungesës së minutave të rregullta te Chelsea. /Lajmi.net/

Continue Reading

Aktuale