Connect with us

Lajmet kryesore

Fjalimi emocionues i trajnerit Edi Reja, drejtuar futbollistëve të Kombëtares (VIDEO)

Published

on

Në përfundim të takimit të fituar 0-4 në transfertë në Moldavi, trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja mbajti një fjalim para lojtarëve në dhomat e zhveshjes, ku nuk ngurroi t’i lavdërojë ata për punën e mirë që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

Tekniku italian, që pritet të konfirmohet në pankinën kuqezi edhe për një edicion tjetër eliminator, theksoi se skuadra mund të tentonte europianin, nëse do fitonte në Turqi, ndërsa mori edhe duartrokitjet e futbollistëve të tij, në disa momente gjatë fjalës.

“Pavarësisht se tifozët më thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu, edhe stafi që punon mbas meje. Ju përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush. Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”, u shpreh Reja.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/806079319809960/

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi zbulon mega-skandalin: Ja si Ramiz Merko dhe Armen Kadriu kanë fituar miliona euro nga SITI LAJTI

Published

on

By

Idri Istrefi zbulon mega-skandalin: Ja si Ramiz Merko dhe Armen Kadriu kanë fituar miliona euro nga SITI LAJTI

Deklarata e plotë e Idri Istrefit

Të nderuar qytetarë,
Sot para jush po denoncojmë një nga skandalet më të mëdha korruptive të bëra nga Ramiz Merko dhe të afërmit e tij. Bëhet fjalë për zhvatje e vjedhje të miliona eurove prej Buxhetit të Qytetarëve të Strugës nga ana e çiftit Ramiz Merko – Armen Kadriu, tashmë prej disa vitesh, përmes një koncesioni të dyshimtë e me plotë shkelje ligjore të lidhur gjatë mandatit të dytë të Ramiz Merkos mes Komunës së Strugës dhe një kompanie private për ndriçimin publik.

SITI LAJT është kompania, e cila për mirëmbajtjen e ndriçimit publik po merr miliona euro nga Buxheti i Struganëve, nga buxheti i familjeve tona. Shumëkush në Strugë ka shprehur dyshimet për pronarët e vërtetë të kësaj kompanie, ndërsa ne jemi këtu për ta dëshmuar atë me fakte. Milionat që Komuna e Strugës ja jep kësaj kompanie shkojnë direkt në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut dhe këtë e dëshmojnë dhjetëra transaksione bankare të siguruara nga ne e të cilat do t’ua dorëzojmë të gjithë mediave në vend. Do t’u dorëzojmë të dhëna për datat, shumën dhe subjektet e transaksioneve, por jo edhe ekstraktet origjinale, pasi duam të ruajmë sigurinë e burimit.

Për të gjitha këto transaksione janë të njoftuara edhe Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, ndërsa për arsyen e mosreagimit të tyre, do të duhet të përgjigjen vet ata.
Miliona euro nga SITI LLAJT janë paguar në xhirollogarinë private të Armen Kadriut dhe familjarëve të tij dhe në xhirollogarinë e UNIVERSITETIT PRIVAT TË RAMIZ MERKOS.

Këto transaksione dëshmojnë më së miri lidhjen e klanit MERKO – KADRIU me kompaninë SITILLAJT dhe me vjedhjen që po na bëhet përditë.

Që skandali të jetë më i madh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij mandati ua pagoi 50 përqind të borxheve komunave.

Komunës së Strugës iu ndanë mbi 2 milionë euro, ndërsa Ramiz Merko mes dhjetëra kompanive, zgjodhi pikërisht SITILLAJTIN për tja paguar njëherësh mbi 1.2 milionë euro prej këtyre mjeteve. Arsyeja dihet.

Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë për shërbimet e kësaj kompanie. Fshatra e lagje të tëra të Strugës për çdo natë janë në terr e aspak të sigurta, përfshirë këtu qendrën e qytetit, Ladorishtin, Veleshtën, Oktisin, Livadhinë, Llozhanin, Vranishtën, Misleshovën e shumë e shumë lagje nga të cilat na kanë ardhur denoncime.

Ramiz Merko të japë llogari para struganëve për këtë krim?

Ftoj institucionet relevante të kryejnë detyrën, ndërsa inkurajoj edhe mediat e vendit që të hetojnë më tej këtë skandal. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë.
Për fund, e ripërsëris qëndrimin tonë kryesor. Para çdo premtimi nga Programi ynë zgjedhor, qeverisja jonë e re në Komunën e Strugës do të fillojë me REVIZION TOTAL të të gjitha punëve të Ramiz Merkos. Të gjitha keqpërdorimet do të zbardhen dhe natyrisht, autorët do të përgjigjen për çdo denar të harxhuar kot nga Buxheti i Qytetarëve të Strugës.

Të dashur struganë, ky është pushteti kriminal i Ramiz Merkos gjatë të cilit vetëm dy familje janë pasuruar, kanë ndërtuar shtëpi milionëshe, kanë blerë tokë e pasuri të madhe, shëtisin me vetura prej qindra mijëra eurove, ndërsa qytetarëve, të rinjve struganë ua kanë lënë si zgjidhje të vetme, VALIXHET dhe largimin nga ky vend. Më 31 Tetor përfundon gjithçka. Struga do të vijë në duar të sigurta dhe njerëz të pastër.
Ju faleminderit.

Burimi

Continue Reading

Lajme

Lloga fiton betejën kundër fletëvotimeve pa vulë, KSHZ anulon vendimin e djeshëm

Published

on

By

Lloga fiton betejën kundër fletëvotimeve pa vulë, KSHZ anulon vendimin e djeshëm

Anëtari i KSHZ-së i deleguar nga Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka fituar betejën kundër vendimit të fundit të KSHZ, me të cilin shpalleshin të vlefshme fletëvotimet pa vulë. KSHZ dje solli vendimin për ndryshimin e udhëzuesit pas çka, Lloga reagoi me shkrim duke paralajmëruar edhe denoncim në Gjykatën Administrative.

Sot, KSHZ thiri seancë të re me iniciativë të anëtarit Krenar Lloga ku ai arsyetoi shkeljen ligjore që është bërë me vendimin e djeshëm. Pas këtij diskutimi, KSHZ solli vendim të ri me të cilin anuloi vendimin e djeshëm. Pas kësaj beteje ligjore në KSHZ, fletëvotimet pa vulë do të vazhdojnë të cilësohen si të pavlefshme.

Në arsyetimin e tij, anëtari i ASH-së në KSHZ, Krenar Lloga, tha se vendimi është sjellë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe pas përfundimit të rrethit të parë zgjedhor.

Continue Reading

Lajme

Taravari, Zendeli e Shabani dërgojnë të fala nga Gostivari

Published

on

By

Taravari, Zendeli e Shabani dërgojnë të fala nga Gostivari

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, i cili po kërkon edhe një mandat në krye të kësaj komune, ka publikuar sot një fotografi me deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, të cilin e kishte kundër kandidat në raundin e parë, shkruan gazeta LAJM.

“Të fala nga Gostivari”, ka shkruar shkurt Taravari mbi fotografinë ku shihet edhe zv.ministri i arsimit, Arafat Shabani.

Lëvizja BESA ka vendosur të mbështesë kandidatët e opozitës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që zhvillohet të dielën. Kjo fotografi është konfirmim i këtij vendimi.

Në raundin e parë, Arben Taravari mori 15.724 vota apo 49.70%, kundërkandidati i tij nga BDI-ja Nevzat Bejta 13.190 vota apo 41.69%, kurse Fadil Zendeli 909 vota apo 2.87%. /Gazeta LAJM

Continue Reading

Aktuale