Connect with us

Lajme

Dorëhiqet zëvendësministri, Asim Musa

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa sapo njoftoi se jeo dorëheqje nga pozita e tij, pas skandalit të publikuar mbrëmë në Fiks Fare, përcjell in7.

Sipas Musës ngjarja e shumëpërfolur ka qënë kurth mediatik dhe politik ndaj tij, për të rrëzuar kredibilitetin e tij moral, familjar e profesional.

” 23 vite rrjesht jam në shërbim të qytetarëve dhe shoqërisë, jo vetëm të vendit tonë, por edhe më gjërë. Me përkushti dhe nder më të madh të mundshëm, shpesh herë nuuk kam kursyer as rehatinë time familjare që t’ju dal në ndihmë qytetarëve dhe këtë e dinë të gjithë ata të cilët më njohin. fatkeqësisht përpjekja ime për t’ju ndihmuar pacientëve u shëndrua në grackë për skeptakël inekzistues mediatik me qëllim që të dëmtojë figurën time, personalitetin tim dhe punën time profesionale. Në kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë, në thonjëza, unë e njoftoj atë që ndërhyrja për qytetarët e huaj pa siguracion shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën, që në fakt ai edhe më pyet në rastin konkret. Ndërsa këto pacientë, përsëri them në thonjëza, në vazhdimësi përpiqeshin të krijojnë kurth ndaj meje me çfarëdo forme të mundëshme, siç edhe e shikoni në videon. Përkushtimi, profesionaliteti, sinqeriteti dhe modestia, përballë egërsisë mediatike dhe etjes për spektakël, qofshin edhe ato inekzistuese nuk ngadhnjejnë, siç u vërtetua pra edhe nga histeria e mbrëmshme në media. Çdo bashkëqytetar i imi, çdo qytetar i Shqipërisë, të cilët i kam takuar dhe shërbyer, çdo pacient dhe çdo bashkëpunëtor i imi e ka të qartë që ky kurth i qëllimshëm tenton të dëmtojë figurën time personale, familjare dhe profesionale”, ka thënë Musa, transmeton in7.

Ai mes tjerash tha se video për të paraqet propagandë politike, dhe se ai do të vazhdon punën e tij profesionale, mirëpo përfundimisht do të dorëhiqet nga posti i zv/ministrit me qëllim që rasti të qartësohet.

“Në cilësinë e zv/ministrit të Shëndetësisë për një periudhë gati një vjet e gjysmë kisha nderin që të ju shërbej qytetarëve. Ju njoftoj që kam vendosur të tërhiqem”-tha Musa.

Asim Musa, me profesion është mjek urolog.

Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë.

Përndryshe, emisioni “Fiks Fare” publikoi incizime ku zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Musa, kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove./in7.tv/

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/470939890436091/

 

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale