Connect with us

Komente

Saliu: Tragjike që ministri korruptohet me 50 euro, por më tragjike është se e zbuluan mediet nga jashtë

Published

on

Gazetari i njohur shqiptar nga Shkupi, Furkan Saliu ka reaguar sot në lidhje me publikimin e skandalit me zëvendësministrin, Asim Musa nga ana e Fiks Fare në Top Channel, përcjell in7.

Sipas Saliut, rasti i korruptimit të funksionarit shtetërot është tragjik, por më tragjik sipas tij, është fakti se këtë e kanë zbuluar mediet nga jashtë vendit. Kjo ndodh sepse siç thotë gazetari Saliu, denoncuesi e ka ditur se pushteti e gjen mënyrën për të ndaluar publikimin e ngjarjeve të tilla në mediet vendase.

Ja se çka shkruan Furkan Saliu, gazetar i Televizionit Klan Maqedonia në Shkup:

1. Tragjike është se njeriu i dytë i shëndetësisë shihet si merr ryshfet
2. Tragjike është se e kanë korruptu me 50eu
3. Tragjike është se e zbuluan gazetarë të Shqipërisë, e jo ne…
Kjo i bie se denoncuesi e ka ditur se tek mediat vendase pushteti do të gjej mënyrën që ta ndal publikimin e kësaj video
4. Tragjike është se gazetarëve vendas nuk u beson askush dhe jam i sigurt se edhe video e radhës (që jam i sigurt se do të ketë) do të publikohet nga një media “e huaj”

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Apeli i vonuar i Ali Ahmetit

Published

on

Nga Selim Ibraimi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në faqen e Facebook-ut u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kërçovë dhe të votojnë Fatmir Deharin (BDI), tani në garë me kandidatin, bashkëqytetarin e tij maqedonas Aleksandër Jovanovski.

Lideri Ali Ahmeti u vonua në deklaratën e tij për mërgimtarët që të udhëtojnë për në Kërçovë me të gjitha rreziqet e pandemisë. Thirrja e tij është e pakuptimtë në fokusin e promovimit të politikave të bashkëjetesës së partisë së Ahmetit dhe qeverisjes njëherë me VMRO-në dhe tani me LSDM-në. Absurdi tjetër është se BDI do t’i mbështesë të gjithë kandidatët tjerë maqedonas të LSDM-së. Dhe tani Ahmeti dëshiron të “motivojë” diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë se gjoja këtu flitet për ruajtjen e interesave kombëtare?! Vëzhguesit e politikës në Maqedoninë e Veriut thonë se apeli i Ahmetit ka të bëjë më shumë me inatet lokale të vetë krerëve të Zajazit dhe Kërçovës, sesa me çështjen kombëtare ku partia BDI e ka përdorur aq shumë nga viti 2002. (24.10.2021)

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial

Continue Reading

Komente

“A ka diçka më përçmuese se kur detyrohesh të votosh për Ramiz Merkon…”

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

A ka diçka më përçmuese se kur detyrohesh t’i japësh votën, që do të thotë besimin tënd intim, dikujt për të cilin je i bindur se është një maskara, që është kulmi i imoralitetit dhe e di mirë se është hajdut e kriminel?

Hamendësoj se këta njerëz duhet të ndihen si personat e përdhunuar. Personat e përdhunuar ndjejnë një neveri për veten e tyre. Kjo sepse ata më pas e perceptojnë veten të përdorur, si objekt. Nuk janë trajtuar e konsideruar si qenie njerëzore.

Këta njerëz pra, që detyrohen të votojnë sidomos për çiftin e Ramiz Merkos në Strugë, Blerim Bexhetin në Saraj, por edhe figura si Teuta Arifin, Nevzat Bejtën apo Fatmir Deharin, duhet të ndihen tepër të poshtëruar dhe të ofenduar nga realiteti ku jetojnë dhe nga jeta në përgjithësi. Kush e do sadopak njerëzimin, më shumë se t’i urrente, do i mëshironte këta njerëz.

Por megjithatë, të jetosh në një shoqëri, në të cilën shumica e njerëzve janë korruptuar (prishur) në shpirt disa herë me radhë duke i votuar këta maskarenj, është një sfidë dhe po ashtu një barrë e madhe.

Continue Reading

Aktuale