Connect with us

Kosovë

Kryeminstrja serbe nuk pret pothuajse asgjë nga Kurti

Published

on

E ftuar në emisionin  ‘Hit’ në TV Pink, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk ka dashur ta komentojë përmbajtjen e bisedës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të dërguarin special të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Por, ajo ka thënë se është e njohur me përmbajtjen e saj dhe theksoi se takimi i saj me Grenellin ka qenë i mirë dhe i përqendruar tek zhvillimi ekonomik.

Bërnabiq  ka thënë se ia përcolli Grenellit porpsinë se Beogradi asnjëherë nuk kishte hyrë në luftë tregtare me Prishtinën, as në rrethanat më të vështira kur ishte “kidnapuar dhe terrorizuar”, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Ajo për çka pajtohem në përgjithësi është se nëse gjendja ekonomike është më e mirë, nëse ekziston shkëmbimi dhe tregtia e lirë e mallrave, njerëzit jetojnë më mirë, kanë vende të punës, rroga më të mira, po ashtu zbuten tensionet politike dhe është hapësira më e madhe për kompromis. Edhe ne mundohemi ta bëjmë këtë”, theksoi Bërbabiq.

Duke komentuar paralajmërimet se presidenti serb Vuçiq i vetëm i mbante shënimet zyrtare gjatë takimit me Grenellin, Bërnabiq ka thënë se është e njohur për përmbajtjen e bisedës por nuk e kishte parë dokumentin e shënimeve.

“Presidenti edhe fjalimet e tij zakonisht i shkruan vet, andaj nuk befasohem. Por, nuk dua të flas për atë bisedë sepse mendoj se i takon atij”, theksoi ajo.

Bërnabiq duke komentuar rastin e ndërprerjes së numërimit të votave nga Serbia pas rastit me zarfet që shkaktuan alergji ka thënë se kjo është “përpjekje që serbët e tyre t`i fusin në qeverinë e re të Prishtinës”.

“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën kushtetutën e tyre,” tha ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo po ashtu ka njoftuar se gjatë një rasti të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer e kishte njoftuar se Prishtina është duke bërë çkado që dëshiron dhe se nuk respekton as zakonet, as kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Ai tha në rregull, kjo është demokracia e re”, u shpreh Bërnabiq.

Kryeministrja serbe ka thënë se nuk ka pritje të mëdha pas paralajmërimit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s. “Nuk kam pritje, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo.

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Published

on

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin.

Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

Continue Reading

Aktuale