Connect with us

Lajme

BDI për skandalin me zëvendësministrin: Do ta shkarkojmë menjëherë

Published

on

Zv ministri i Shëndetësisë, Asim Musa nesër pritet të shkarkohet nga gjitha postet shtetërore dhe partiake pas skandalit me ryshfetin për synetllëkun.

“Do të shkarkohet menjëherë” thonë për TetovaSot nga BDI.

Ndryshe Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Z.Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv. Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Investigimi i Fiks Fare që zgjati tre muaj zbuloi pazaret që bën zv. ministri brenda ambienteve të spitalit.
Z. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe./TS

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Kosovë

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve me i fry? Përgjigjet hoxhë Fatmir Latifaj

Published

on

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borgj vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulture dhe respekt”, tha fillimisht ai në T7.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë me ju lut Zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me ju lut allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Aktuale