Connect with us

Sport

5 vite nga droni shqiptar në Beograd (VIDEO)

Published

on

Më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që do të merrte një vëmendje të gjerë mediatike.

Në orën 21: 27 u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016.

Ndërprerja ishte paralajmëruar thuajse që para fillimit: u ndalua pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante drejtësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte.

E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

Të gjithë mbeten të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia.

Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve.

Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë.

Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e vet.

Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futen në kthinën e vet të stadiumit.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja.

Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova.

Politikanë serbë na quajtën të pa civilizuar e vizita e paraparë e Edi Ramës në Beograd u shty për më shumë tri javë, pasi vëllai tij akuzohej ta kishte lëshuar dronin.

E kur shkoi Edi Rama në Serbi, në konferencën shtypit me Aleksandar Vuçiqin, natyrisht se nuk u harruan droni, ndeshja e as Kosova.

Batutat dhe fjalët lakonike thuheshin anglisht e shqip e serbisht me cinizëm por edhe me maturi.

Dhe këtu përfundoi “pjesa e parë” politike për ta vazhduar pjesa e dytë sportive e ndeshjes: Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.

Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të këtij viti, tre pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë.

Në ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, Ballisti i cili bënte jetë të dyfishtë: Në famën e flamurit të tij e në dyshimin që ai të jetë vërtet autori i lancimit dhe i fshehjes e ruajtjes nga sigurimi serb nga i cili, thoshte ai, kërkohej për t’u vrarë.

Kështu deri në prag të ndeshjes që u zhvillua më 8 tetor në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, kur Ismail Morina u burgos me akuzë për armëmbajtje pa leje dhe me posedim të biletave të falsifikuara për këtë ndeshje.

Takimi Shqipëri – Serbi përfundoi me rezultatin 0:2 dhe ai la shumë për të dëshiruar, sidomos për angazhimin e lojtarëve në fushë dhe të spektatorëve në tribuna.

Edhe këtë radhë në ndeshje u përzje politika: Edi Rama uroi fitoren e ekipit serb ndërsa tifozë të kuqezinjve, bashkë me udhëheqjen e lojtarët u “armatosen” për betejën në Jerevan.

Mrekullia ndodhi në kryeqytetin armen:

Ndeshja Armeni – Shqipëria përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Serbia, tash, ashtu siç tha kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, kampionatin evropian France 2016, do ta shikojë nga televizioni e me këtë edhe ndeshjet e Shqipërisë në këtë garë në të cilën ajo është për herë të parë.

Continue Reading

Sport

Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

Published

on

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së për ndeshjen e së premtes kundër kampionëve në fuqi të Ligue 1, Lille.

Klubi ka bërë të ditur se sulmuesi nuk ndihet mirë dhe se do të kthehet të stërvitet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme.

Lajmi tjetër i keq për Pochettino-n është se edhe Messi mund të mungojë për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit francez.

“Messi ka patur një shqetësim muskulor dhe sot është stërvitur i veçuar për të mos rrezikuar. Të shohim nëse do të mund të luajë”, ka thënë trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp.

Pleshti, 34 vjeç, ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri tani në kampionat pa arritur të shënojë golin e tij të parë. Ndryshon historia ne Champions, me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në po kaq ndeshje.

Continue Reading

Sport

Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit!

Published

on

By

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

Continue Reading

Sport

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Published

on

By

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës.

Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga, raporton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trajner. Në ditën që të përzënë, duhet të ecësh përpara me ndërgjegje të pastër se e ke bërë çdo gjë siç duhet”, shtoi ai.

“Besoj se Koeman ka dhënë gjithçka që ka mundur”. /Gazeta Express/

Continue Reading

Aktuale