Connect with us

Kosovë

E larguan nga puna se ishte votues i Vetëvendosjes / Ja ç’bën Albin Kurti

Published

on

Albin Kurti po paralajmëron masa ndaj atyre që po shkelin të drejtat e punëtorëve. Paralajmërimin e parë ia ka bërë një ish-politikani i cili është pronar biznesesh të marketeve.

Këto komente Kurti i ka bërë teksa ka takuar sot Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Amar Pushka është i papunë por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi ta mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të dejtave të punëtoreve nga punëmarrësit shpejt do t’i vijë fundi”, ka paralajmëruar Kurti duke publikuar foto bashkë me ish-punëtorin e ETC’së.

Në anën tjetër, Ramiz Kelmendi, ka mohuar se dikujt në kompaninë e tij i shkelen të drejtat. Ka thënë se nuk e njeh Amar Pushkën.

“Nuk ka pasur asnjëherë shkelje edhe kur kanë qenë qeveritë e kaluara që me u ndalu tash shkeljet. Nuk e di unë për çfarë punëtori është fjala. Nuk e di që ka dikush obligim me i votu partitë politike, e aq më pak ai personi në fjalë të cilin unë nuk e njoh hiç”, ka thënë Kelmendi, për Express.

Ai ka thënë se askush në kompaninë e tij s’ka qenë i detyruar të votojë për asnjë prej partive që kanë garuar në zgjedhje.

“Nuk ka kërkush obligim me votua, e aq më pak ndonjë person që paska aderuar apo ka shkuar në çfarëdo forme në cilëndo parti, mundet me shkua me lëvizë krejt çka i takon Ligjit të drejtat e tij janë, mundet me lëvizë ku të dojë kush të dojë, as s’ka obligim për të votuar askë”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka thënë se shpejt do t’iu vijë fundi shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

“Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, ka shkruar Kurti.

Ramiz Kelmendi, ish-deputet i LDK’së e AAK’së, kishte thënë pesë ditë para zgjedhjeve se është dakorduar me punëtorët e kompanisë së tij, ETC, se do të votojnë Kadri Veselin dhe PDK’në.

Pas kësaj, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Kelmendit pasi ishte konsideruar se ka bërë presion dhe i ka detyruar punëtorët në bindjet e tyre politike pro PDK’së.

Megjithëkëtë, Kelmendi nuk ka dashur të tregojë më shumë në lidhje me hetimet e Prokurorisë. Vetëm ka thënë se s’dëshiron të flasë lidhur me raportet e tij me organin e akuzës.

“Me tregu të drejtën ajo është çështje në mes meje dhe Prokurorisë një herë për njëherë, nuk mund tëq jap unë asnjë detaj për këtë punë”, u shpreh Kelmendi.

Ramiz Kelmendi është pronar i rrjetit të marketeve ETC.

Më 7 maj të vitit 2014, Kelmendi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku kishte qenë deputet.

Pastaj, kishte shkuar në PDK, duke u bërë deputet. Pastaj, kishte kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, në zgjedhjet e fundit, Kelmendi përsëri ishte kthyer partisë së dytë të tij, PDK’së. Kishte provuar t’i ndihmojë Kadri Veselit dhe PDK’së, e cila u rendit e treta, duke shënuar humbjen më të thellë prej pasluftës.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Published

on

By

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438.

Continue Reading

Kosovë

Për nëntê muaj, afër 1.400 raste të dhumës në familje në Kosovë

Published

on

By

PËR NËNTË MUAJ, AFËR 1.400 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE NË KOSOVË

Gjatë nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruar si dhunë në familje. Në 445 raste ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente.

Kështu njoftoi të hënën (25 tetor) kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, në konferencën e parë më titull “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha me këtë rast tha se dhuna ndaj grave është bërë sfidë jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

“Ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj gjendje, sikur nuk mund të heshtim as ndaj nevojës për mbështetje me të madhe të viktimave. Shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen, kurse viktimat duhet të rehabilitohen të inkurajohen dhe të mbështeten institucionalisht”, tha Osmani./REL

Continue Reading

Aktuale