Connect with us

Lajme

Spasovski: Më 27 Prill ishim të gatshëm të japim jetën

Published

on

Ne luftuam për liri dhe demokraci në Maqedoni dhe më 27 prill në Parlament treguam se jemi të gatshëm të japim jetën për liri, tha Nënkryetari dhe Ministri i Brendshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, në një tubim partiak në Kumanovë, përcjell FLAKA.

“Sot ne kemi atë liri dhe demokraci, por tani është koha që njerëzit e ndershëm dhe kryesorë të mposhtin hajdutët që e mbajtën vendin në errësirë për 11 vjet”, tha Spasovski.

Ai më tej shtoi se: “Ne nuk duhet ta humbim atë betejë”.

Spasovski në tribunën e partisë “Në rrugë të drejtë” në Kumanovë, shtoi se “ajo betejë demonstrohet çdo ditë përmes drejtësisë jo selektive dhe procedurave transparente dhe secili që ka gabuar para ligji, përgjigjet para ligjit”. FLAKA

Continue Reading

Lajme

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Published

on

By

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre.

Në Durrës, u arrestua 38-vjeçari me iniciale B.K.për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Tiranë, u arrestua 33-vjeçari me iniciale L.R., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte. Policia njofton se pas padisë, ka lëshuar një urdhër mbrojtje për viktimën.
Të dyshuarit do të hetohet nga prokuroritë përkatëse të Tiranës dhe Durrësit.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Aktuale