Connect with us

Lajme

Qeveria RMV nuk beson në parashikimin e Bankës Botërore, pret rritje më të lartë ekonomike

Published

on

Maqedonia e Veriut vitin 2019 do ta përmbyllë me një rritje ekonomike prej 3.1 për qind, bazuar në parashikimet e Bankës Botërore, e cila ka reviduar parashikimin e parë prej 2.9 për qind. Në raportin e publikuar, vlerësime pozitive janë dhënë për uljen e papunësisë në 17 për qind, por në përmbajtjen e tij ka edhe vërejtje sa i përket produktivitetit.

“Pagat janë rritur, por paralelisht me këtë duhet të ketë edhe rritje të produktivitetit. Rekomandimi ynë nuk ka të bëjë me mosrritjen e pagave, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të mençur, me përpjekje për rritjen edhe të produktivitetit në ekonomi”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, që përmban edhe aspekte tjera në politikën e Qeverisë në ekonomi, transmeton REL.

Nga Qeveria, ndërkohë, pritjet janë që rritja ekonomike këtë viti të arrijë deri në 3.5 për qind, bazuar sipas të dhënave të Entit të Statistikës.

“Ne, si Qeveri, presim që përfundimisht vendi ynë të lundrojë në ujëra më të qeta sa i përket ekonomisë. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, investimet e përgjithshme në gjysmën e dytë të vitit janë rritur për 11 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky është një parametër i rëndësishëm se investimet po shënojnë rritje”.

“Me rëndësi është se kemi edhe rritje të pagave neto prej 10 për qind në dy vitet e fundit dhe detyrimisht se kjo reflektohet edhe në shpenzimet e konsumit publik. Të gjitha këto të dhëna na bëjnë të besojmë se këtë vit do të kemi rritje deri në 3.5 për qind”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Koço Angjushev, përgjegjës për çështjet ekonomike.

Ai më tej është ndalur edhe në luftimin e papunësisë:

“Sa i përket papunësisë, ajo është në nivelet më të ulëta dhe në periudhën e dytë të këtij viti qëndron në shifrën e 17.5 për qind. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 22.6 për qind. Gjatë kësaj periudhe janë punësuar rreth 55 mijë persona. Politika e luftimit të papunësisë do të vazhdojë sikur edhe ajo e rritjes së pagave”.

Por, njohësit e çështjeve ekonomike, thonë se duhet pritur ende për të dalë me rezultate për rritje të ekonomisë. Alaudin Zeqiri, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë se përveç në ndërtimtari, në asnjë sektor tjetër nuk janë regjistruar rezultate pozitive, në veçanti në investimet e jashtme ku kanë dështuar parashikimet.

“Duhet ta llogarisin edhe tremujorin e fundit që t’i bëjmë parashikimet për arritjen ose jo të stabilitetin ekonomik. Duhet ta kemi të qartë se mungesa e investimeve kapitale ka pasur efektin domino në ekonomisë vendore. Përveç ndërtimtarisë, asnjë sektor tjetër nuk ka ndikuar në rritjen e ekonomisë”, vlerëson Zeqiri.

Ai nuk pajtohet edhe me të dhënat për uljen e papunësisë, duke i konsideruar si të dhëna joreale meqë, sipas tij, ky sektor nuk ka regjistruar rritje të punësimeve.

“Këto të dhëna nuk janë reale, sepse imagjinoni punëdhënësi kryesor në vend ende është sektori shtetëror dhe publik. Dhe, nëse e marrim si kategori të veçantë se sa sektori privat dhe inkubatorët e sektorit privat kanë pasur në tërheqjen e fuqisë punëtore, do të shohim se kemi një pasqyrë tjerë. Mendoj se në këtë çështje duhet të bëhet një plan askional se si të zbutet kjo papunësi”, thotë Zeqiri.

Sipas ekspertëve, Maqedonia e Veriut, viteve të fundit nuk ka shënuar ndonjë rezultat sa i përket investimeve të huaja, ndërsa faktorët që kanë ndikuar në hezitimin e tyre për të investuar në vend, kryesisht kanë të bëjnë me problemet në Gjyqësor, krizat e herëpashershme politike dhe procedurat burokratike që mbeten ende të pranishme, pavarësishtangazhimit të Qeverisë për thjeshtësimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale