Connect with us

Bota

Vulin përgëzon Handken: Shkrimtar i shkëlqyer, për serbët edhe njeri i madh

Published

on

Perëndimi do t’ju shohë si një shkrimtar të madh, serbët nuk do të kenë asgjë për të thënë aty, sepse para se t’ju lexojnë, serbët ju panë si një njeri të madh.

Kështu thuhet në urimin që ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i ka bërë shkrimtarit austriak që fitoi Nobelin për Letësi, Peter Handke e që njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit.

“Lajmi se ju jeni fitues i Çmimit Nobel për Letërsi konfirmoi se virtyti, si uji, gjithmonë gjen disi rrugën e vet dhe se lufta për të drejtën e lirisë dhe zgjedhjes nuk zgjidhet as kot. “, tha Vulin në urimin e tij.

Vendimi që shkrimtari Peter Handke të shpërblehet me Nobel ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.

Handke nuk e kishte fshehur simpatinë që ka pasur për Sllobodan Millosheviqin, madje ai kishte qenë edhe në funeralin e tij ku kishte mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Jam i lumtur të jem afër Sllobodan Millosheviqit, që mbrojti popullin e tij” kishte thënë ai në Sheshin e Lirisë në Pozharevc.

 

BURIMI: KlanKosova

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Bota

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, por nuk po i mban premtimet

Published

on

Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke, tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.

Presidenti turk është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensionit, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit. Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse sipas Erdogan, shumë liderë bënë përpjekje për t’i “pajtuar” në Madrid.

“Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në luftë me Greqinë. Megjithatë, Greqia nuk i mban premtimet e saj, ky është problemi”, theksoi Erdogan.

Në të njëjtin kontekst ai akuzoi Greqinë për shkelje.

“Kanë bërë 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, nëse duam të jetojmë në paqe, pse po na shkelni hapësirën ajrore 147 herë? Sigurisht, kur bëni një gjë të tillë, shkeljet, atëherë cila është detyra jonë? Forca jonë ajrore do të ngrihet dhe do t’ju japë imazhin dhe perspektivën që ju nevojitet. Këtë e bën forca jonë ajrore”, tha ai.

“Nëse nuk e bëj, çfarë do të thonë qytetarët e mi? Ku janë forcat tona të armatosura? Prandaj forcat tona të armatosura po bëjnë pjesën e tyre dhe nëse vazhdojnë këto shkelje të hapësirës ajrore, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet. Këtu do të them se Mitsotakis na dha drejtësi, por shumë liderë, nuk e di kush e nisi, bënë përpjekje të mëdha për të na pajtuar. Ne thamë se nuk po mendojmë për këtë tani. Ne po shohim se çfarë do të sjellin kushtet në të ardhmen dhe ne do t’i vlerësojmë ato në përputhje me rrethanat”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Çekia merr presidencën e BE

Published

on

Çekia merr nga sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian, që zgjat deri në fund të vitit.

Nisja formale e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në fokusin e presidencës çeke ashtu si gjatë asaj franceze.

Mediat pranë Brukselit shkruajnë që po punohet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe këtyre vendeve, që këtë muaj para nisjes së pushimeve verore.

Propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes pritet të nxisë Bullgarinë të heqë veton që mban peng edhe Shqipërinë.

Kalimi simbolik i presidencës nga Franca në Çeki u bë përmes vizitës këtë të Premte, të krerëve të unionit në Pragë.

Continue Reading

Aktuale