Connect with us

Sport

Turqi – Shqipëri, formacionet zyrtare

Published

on

Supersport ka mësuar edhe formacionin zyrtar me të cilin Shqipëria do të përballojë Turqinë mbrëmjen e sotme në Stamboll, teksa trajneri Edi Reja ka vendosur të konfirmojë titullarët që fituan me rezultatin 4-2 ndaj Islandës një muaj më parë.

I vetmi ndryshim është ai i detyruar i Elseid Hysajt, që është i dëmtuar për këtë sfidë dhe në vend të kapitenit, tekniku italian ka vendosur të aktivizojë mbrojtësin 3 Empolit në Serinë B Italiane, Federik Veseli.

Ky i fundit ka fituar balotazhin me Odise Roshin, duke qenë se ofron më shumë garanci në prapavijë, ndërsa fieraku mund të përdoret në pjesën e dytë, për të shtuar forcën sulmuese.

Ja formacionet zyrtare:
Shqipëria:Strakosha; Ismajli, Dermaku, Gjimshiti; Veseli, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani; Manaj, Cikalleshi

Turqia: Mert Gunok, Zeki Çelik, Demiral, Emre Belozoglu, Ozan Tufan, Cenk Tosun, Çalhanoglu, Umut Merash, Mahmut Tekdemir, Burak Jilmaz, Kan Aihan.

Continue Reading

Sport

Salah rinovon kontratën me Liverpoolin

Published

on

Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me egjiptianin, i cili vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë.

Me kontratën e re, Salah do të jetë i lidhur me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025.

Spekulimet mbi të ardhmen e Mohamed Salahut kanë marrë fund. Ai edhe zyrtarisht sot ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.

30-vjeçari është pjesë e “Të Kuqve” që nga viti 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro.

Gjatë pesë vjetëve të tij në “Anfield”, ai ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje zyrtare.

Salah me Liverpoolin e ka fituar njëherë titullin e kampionit në Premierligë, një trofe të Kupës FA dhe Kupës së Ligës.

Egjiptani gjithashtu ka ndihmuar skuadrën që të fitojë njëherë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe atë të Kupës së Botës për Klube.

Continue Reading

Sport

Klubet angleze dhe italiane interesohen për Depayn, Barcelona tanimë ia ka vendosur çmimin

Published

on

Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet ose do të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi holandez iu bashkua katalunasve verën e vitit të kaluar nga Lyon për një marrëveshje dy vjeçare.

Depay ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë me Barçen ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Megjithatë holandezi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi Barcelona mund ta shes nëse vije oferta e duhur.

28-vjeçari mund të rikthehet në Angli ose të vazhdoj karrierën në Itali ku ka dosa ekipe që janë vënë pas tij.

Arsenal, Newcastle United, Everton dhe West Ham United janë katër skuadrat angleze që e pëlqejnë holandezin.

Ndërkohë Depay pëlqehet edhe nga Juventusi e Napoli në Serie A, por edhe Roma po e monitoron situatën e tij.

Barcelona po pret oferta për yllin e skuadrës, derisa në rast se arrijnë Lewandowskin, katalunasit synojnë ta shesin Depayn për 20 milionë euro. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Kofirmohet largimi i Belottit nga Torino

Published

on

Torino konfirmon largimin e Belottit.

Klubi italian, Torino ka konfirmuar se sulmuesi Andrea Belotti është larguar nga klubi pasi tashmë i ka skaduar kontrata e tij.

Torino e ka konfirmuar largimin e sulmuesit me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit.

“I dashur Andrea, ne e pranojmë vendimin tuaj për të filluar një përvojë të re, që nga sot ne marrim rrugë të ndryshme”, thuhet fillimisht në deklaratë.

“Kemi kaluar shtatë sezone së bashku, të cilat, në futbollin modern, përfaqësojnë një lidhje shumë solide. Kemi ndarë gjithmonë të njëjtin pasion me gëzime, vuajtje, emocione dhe zhgënjime”.

“Ne ju falënderojmë për gjithçka që na dhatë. Krenar për atë që keni bërë për Toron, ju përshëndesim duke ju uruar fat në vazhdimin e karrierës suaj”, mbyllet njoftimi i Torinos.

Belotti shënoi 113 gola në 251 paraqitje me klubin Granata, duke u bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e klubit.

Sipas raportimeve në Itali, ai është afër bashkimit me skuadrën e Ligue 1, Monaco.

Continue Reading

Aktuale