Connect with us

Lajme

Sipas diplomatit Bashkurti, “Schengeni Ballkanik” është grackë për izolimin e Kosovës

Published

on

Ideja e krijimit të një Schengenit Ballkanik shihet për diplomatin e njohur Lisen Bashkurti si i dëmshëm dhe një ide e vjetër e Beogradit që rrjedh nga doktrinat për krijimin e Serbisë së Madhe. Ambasador Bashkurti në intervistën për Gazetën “Si” shpjegon pse një ide e tillë mund të sjellë izolimin e Kosovën. Bashkurti në fillim të viti 1992 është specializuar me grupin e parë të ambasadorëve, ku jepnin mësim një grup profesorësh nga Ministria e Jashtme gjermane. Ai është Doktor Shkencash nga viti 1992 dhe ka titullin Akademik Profesor i Asociuar nga viti 2008. Gjithashtu është autor i 22 librave shkencorë dhe mban gradën diplomatike “Ministër Këshilltar” nga viti 2002.

Z.Ambasador, tre vendet e Ballkanit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë ranë dakord për atë që cilësohen si Schengeni Ballkanik për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të shkëmbimit të mallrave. Një ide e ngjashme për Benelux dhe Rajoni Nordik. Sipas jush cili do të jetë efekti që mund të ketë në rajon një nismë e tillë?

Schengeni Ballkanik serbo-centrist tre palësh është një ide e vjetër me petka të reja, është një doktrinë serbo-ruse me terma euro-perëndimore, është një arrnë e re në një thes të shqyer, është një mirëkuptim propogandistik mbi një realitet kontradiktor. Është ide e vjetër sepse prej më shumë se një shekulli Serbia ka tentuar në kohë, terma dhe mënyra të ndryshme të bëhet qendër e Ballkanit. Fakti që këtë herë u takuan në Novi Sad, nuk e zbeh aspak që Beogradi është në qendër.

Doktrina e Garashaninit (Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shenjtë serbe), në vitet ’40 të shekullit IX-të synonte krijimin e një Serbie të Madhe si qëndër Ballkanike. Gjatë “Krizës Lindore” 1877-1878, sërish Serbia tentoi të përfitonte nga kriza ruso-osmane që të përfitonte troje e popullsi të huaja, duke synuar të bëhej qendra politike midis Austro-Hungarezëve, Rusëve dhe Osmanëve. Mbas Luftës së Parë Botërore, kur ambiciet e Serbisë u përplasën me në periudhën post-osmane me Vjenën dhe Italinë, Beogradi inicioi Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, duke u bërë qendër e kësaj mbretërie trepalëshe. Në periudhën midis dy luftrave botërore, Serbia centraliste u përball me rivalitetin Kroato-Slloven federalist. Në këtë periudhë, 1929, Mbreti Serb Aleksandri I, e quajti krijesën serbe “Jugosllavi”, duke u përpjekur të gjejë kompromisin me Kroato-Sllovenët, por me qendër Beogradin.
Në këtë periudhë, midis dy luftrave botërore u ndërmorën tre Konferenca Ballkanike, me synimin “Ballkani, Ballkanasve”, si kundërvënie e fuqive evropiane, por në fakt ishte tendencë për dominime nacionalizmash ballkanikë; një prej më agresivëve ishte nacionalizmi serb. Të tre konferencat në fjalë dështuan nga rivalitetet e brendshme ballkanike dhe problemet e pakicave etnike.

Mbas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të influencës më të madhe në Internacionalen Komuniste, Bullgaria e Dimitrovit tentoi të krijonte “Federatën Ballkanike”, ide kjo që ndeshi në kundërshtim të fortë nga Beogradi. Ishte Josif Broz Tito, themeluesi i Jugoslavisë së AVNOJ-it të mbas Luftës së Dytë Botërore, që tentoi të zgjeronte Federatën Jugosllave me përfshirjen e Shqipërisë në të. Për arsye ideologjike dhe strategjike, Stalini e ndaloi një iniciativë të tillë, duke shpëtuar Shqipërinë nga gëlltitja jugosllave. Mbas rënies së Murit të Berlinit dhe transfromimeve politike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe BRSS, Jugosllavia u përfshi në krizë komplekse, në qendër të së cilës ishte ambicia e Beogradit për të vënë nën kontroll gjithë ish-Jugosllavinë e Titos. Millosheviçi i vuri republikat e ish-Jugosllavisë përballë alternativës kërcënuese: Ose të pranonin kontrollin centralist të Beogradit, ose të gjithë serbët, kudo që ndodheshin, do të bashkoheshin në një shtet të vetëm, në Serbinë e Madhe. Dihet se çfarë pasojash prodhoi politika e Millosheviçit.

Mbas rënies së Milloshevicit, diktatura serbe ka rënë, por doktrina e “Serbisë së Madhe” vijon të mbetet e gjallë aktive, por e veshur me petka diplomatike dhe e kamufluar pas termave të reja, kryesisht europiane. Thelbi i politikës së jashtme të Serbisë ka ndryshuar shumë pak. Ajo vazhdon të jetë nacionalisht ambicioze, duke tentuar të rikthejë pozitat e humbura nga koha e Milloshevicit. Këto ambicie lexohen qartë në qasjen Serbe ndaj Kosovës, Bosnie-Herzegovinës, Kroacisë dhe pakicave serbe kudo që janë. Në rrashin Ballkanik, ambicia Serbe vijon të mbetet për tu rikthyer në qëndër Rajonale me gjithë kuptimin e kësaj fjale. Për këtë Beogradi përdor gjeostategjinë bivektoriale Euro-Aziatike. “Mini-Shengeni Serbo-centrist” është pjesë e kësaj taktike të Beogradit, në të cilën u bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria.

Në këtë takim është lënë jashtë Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit. Pavarësisht se tre shtetet në deklaratën e tyre kanë vendosur që të ftojnë në takimin e ardhshëm të 10 nëntorit, takimi i Novi Sadit shihet edhe si një lëvizje taktike e Serbisë përballë vendosjes së taksës doganore 100% që i ka vendosur Kosova. Si i gjykoni ju këto qëndrime?

Takimi i Novi Sadit është paraparë që të lërë jashtë tij Kosovën. Ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën, për sa kohë qeveria e kaluar kishte Haradinajn kryeministër, që vuri taksën 100 përqind ndaj importeve serbe. Por ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën, as me qeverinë e re, pa e ditur se kush do të fitonte zgjedhjet dhe do të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve. Takimi i Novi Sadit me qëllim që të linte jashtë Kosovën, mund të bëhej taktikisht në periudhën vakum midis qeverisë në ikje Haradinaj dhe qeverisë në ardhje Kurti.
Nxitimi për ta bërë takimin e Novi Sadit në një kohë tranzicioni midis dy qeverive në Kosovë nuk lexohet si rastësi. I dëshpëruar me Haradinajn dhe i pasigurt me Kurtin, Vuçiçi (dhe kjo është krejt e qartë) luajti me datën e takimit të Novi Sadit për ta izoluar Kosovën. Maqedonia e Veriut bëri oportunisten, duke u pajtur me të. Nuk është e qartë nëse Tirana zyrtare ra paditurisht në grackën e Vuçiçit apo u dakordua me vullnetin e saj. Mungesa e transparencës së Qeverisë Shqiptare nuk na ndihmon aspak për këtë. Por, sidoqë te jetë, as Beogradi, as Tirana, as Shkupi dhe as të trija së bashku nuk mund të flasin dhe veprojnë në emër të Kosovës dhe popullit të saj. Koha kur Beogradi, satelitët dhe serbofilët ballkanikë flisnin e vepronin në emër të Kosovës dhe popullit të saj ka mbaruar një herë e përgjithmonë.

Sa mund të ketë ndikim ideja e krijimit të një federate jugosllave në Ballkan dhe sa kjo nismë është dëmshme për Kosovën, ndërkohë që Kosova po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Serbinë, kjo si një kërkesë e ndërkombëtarëve?

Nuk mund të krijohet kurrëfarë federate jugosllave më në Ballkan, as me doktrinat e vjetra dhe as me termat e reja, as me gjuhë diplomatike të MSA dhe as me modele Schengeni Europian. MSA e kanë firmosur dhe ratifikuar të tre këto vende. Gjithashtu, treshja Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut janë edhe pjesë e Schengenit. Duke qenë pjesë e MSA dhe e Schengenit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë as çfarë shtojnë dhe as çfarë heqin mbi termat e tyre. MSA dhe Schengeni janë instrumenta normativë evropianë që rregullojnë katër lëvizjet e lira: të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve. Nëse këto akte normative evropiane nuk zbatohen plotësisht në Ballkan, kjo ka të bëjë me kulturën anti-juridike dhe antieuropiane të lidershipeve dhe administratave ballkanike, të cilat firmosin pa hezitim aktet juridike evropiane, por i shkelin ose i gjymtojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë dhe të bashkëpunimit rajonal.

Prapamendimi i “Shengenit Ballkanik Serbo-Centrist” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën, për Ballkanin dhe mbarë BE. Është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën sepse shton presionin e shteteve ballkanike mbi të, duke përfshirë mjerisht edhe Shqipërinë, për të rishikuar heqjen e taksës mbi importet serbe, pa kurrëfarë kushtëzimi në mbrojtje të Kosovës, dhe plotësisht në favor të Serbisë. Taksa mbi importet serbe në Kosovë ishte reagim vetëmbrojtës i Kosovës përballë politikave agresive armiqësore të Serbisë. Serbia ka bllokuar dialogun me shkeljen e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, ka penguar integrimin e Kosovës në organizatat e UNESCO-s dhe INTERPOL-it dhe ka sponsorizuar tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të disa shteteve kundër Kosovës. E tani, që taksa është në fuqi, është e udhës që Kosova të kushtëzojë heqjen e saj me masa konkrete kundër Serbisë. “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist” tenton që t’i bëjë presion Kosovës për heqjen e taksës në mënyrë të pakushtëzuar, ose ta bëjë atë “fact açompli”, përmes Tiranës zyrtare.
“Schengeni Ballkanik” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Ballkanin, sepse synimi dhe formati i tij do të ngjallë problemet e fqinjësisë në Ballkan dhe do të thellojë fragmentimin e tij. Duke u vënë në qendër të këtij “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist”, Serbia do që të anashkalojë dhe jo të zgjidhë problemet serioze me fqinjët e saj. Deri tani, Serbia është gjeneruese problemesh fqinjësore dhe pengesë bashkëpunimi ballkanik. Me gjithë fqinjët, në një masë apo tjetër, dhe me gjithë Ballkanin, në një fushë apo tjetër, Serbia është vetë problemi dhe jo zgjidhja. Fakti që fqinjët e drejtpërdrejtë të Serbisë, Mali i Zi, Kosova, Bosnie-Herzegovina dhe Kroacia kanë abandonuar këtë format “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist”, do thotë se ata i njohin mirë problemet dhe vështirësitë që ka krijuar dhe vijon të krijojë Serbia me to dhe me mbarë rajonin.
“Schengeni Ballkanik Serbo-centrist” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm edhe për mbarë Europën. Në thelb ky lloj Schengeni Serbo-centrist tenton t’i hapë portat Rusisë. Përsa kohë politika dhe gjeostrategjia serbe është bivektorëshe Euro-Ruse, lypet të kuptohet se çdo hap i Serbisë me fqinjët, Ballkanin dhe Evropën i hap rrugën Rusisë për të depërtuar dhe për të rritur praninë dhe ndikimin në fqinjët e Serbisë, në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Serbia ka vendosur të jetë “Kali i Trojës“ i Rusisë në Ballkan dhe në Evropë. Schengeni Serbo-centrist tenton t’i krijojë hapësirë gjeopolitike dhe gjeostrategjike Rusisë, në një kohë kur Bashkimi Evropian po ashpërson strategjinë kundër ofensivës ruse në Evropë.
Me pak fjalë, “Schengeni Serbo-centrist” është gracka e radhës e Serbisë për të izoluar Kosovën, për të dominuar fqinjët, për të fragmentuar Ballkanin dhe për t’i hapur portat Rusisë si karshillëk kundër Bashkimit Evropian. Asgjë e drejtë, e arsyeshme dhe e dobishme nuk pritet të vijë nga “Schengeni Serbo-centrist”. Ky lloj “Schengeni” është një dublim i panevojshëm në termat evropiane. Por, është shumë i dobishëm në termat Serbe-Ruse.

Bidedoi për gazetën “SI”, Bledar Hoti

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale