Connect with us

Sport

Rikthehet “mallkimi” i vjetër, kuqezinjtë humbin në minutat shtesë

Published

on

Sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë është mbyllur në mënyrën më të pafalshme. Shqipëria nuk mundi të shfrytëzojë rastet e saj të pastra me Keidi Baren dhe “u dhuroi” një gol turqve në minutën e 90. Ismajli dhe Strakosha nuk janë kuptuar mes tyre, duke bërë që aksidentisht Turqia të shënojë një gol.

Kaq është dashur që stadiumi të shpërthejë në festë, ndërsa djemtë e Kombëtares shqiptare të dalin nga fusha të përlotur për atë gabim që u mjaftoi turqve të marrin tre pikët, në një sfidë ku ishte thuajse e barabartë në lojë dhe raste.

Continue Reading

Sport

Lewandowski ka në zemër Real Madridin

Published

on

Ylli polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski mësohet se ka në zemër skuadrën e Real Madridit.

Kantrata e sulmuesit përfundon në vitin 2023 me “bavarezët” dhe disa klube të tjera të mëdha janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Klubet angleze si Chelsea dhe Manchester City shiheshin si favorit për transferimin e polakut, por tani ka një skuadër tjetër në horizont.

Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski e ka zemrën e tij të vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se është i gatshëm të refuzojë edhe ofertat më të mëdha dhe ta ulë pagën e tij për t’u transferuar te gjigantët spanjollë.

Ndryshe, Lewa ka qenë në të kaluarën disa herë i kërkuar nga Los Blancos, por së fundmi fokusi i klubit mbretëror ka kaluar te Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Continue Reading

Sport

Klopp: Salah më i mirë se Messi e Ronaldo

Published

on

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira për Mohamed Salahun pas fitores 5:0 ndaj Watfordit.

Për trajnerin gjerman, Salahu aktualisht është lojtari më i mirë në botë.

“Për mua ai është më i miri. Ai është me siguri një nga më të mirët në botë. E shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua. Në formë të mirë janë duke kaluar edhe Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por për momentin Salah është në krye të kësaj liste”, deklaroi Klopp.

Salah në sezonin e ri me Liverpoolin, në 10 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Continue Reading

Sport

Armando Broja hyn në histori të Southamptonit me golin e realizuar

Published

on

Southamptoni ka arritur të fitojë sfidën ndaj Leedsit me golin e vetëm të realizuar nga shqiptari, Armando Broja.

Armando Broja i solli fitoren e parë Southamptonit në Premier Ligë këtë sezon, pasi klubi ku është huazuar gjendej në një ecuri prej shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore.Broja me golin e sotëm tashmë ka hyrë në histori të klubit të Southamptonit.

Në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja është bërë lojtari më i ri që shënon në startin e tij të parë në Premier Ligë për Southamptonin ndonjëherë.

Sigurisht pas këtij goli, Broja shpreson që të marrë më shumë minuta, për t’i dëshmuar kualitetet e tij që ka.

Goli i Brojas: VIDEO /Lajmi.net

Continue Reading

Aktuale