Connect with us

Lajme

Frçkovska: Janeva edhe sot qëndron në spitalin ‘Zhan Mitrev’

Published

on

Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, me shumë gjasa edhe ditën e sotme do e kaloj në spital.

Avokatja e saj Irena Frçkovska, për Televizionin Alsat ka bërë të ditur se Janevës i janë konstatuar disa probleme shëndetësore dhe disa anomali.

Sipas saj, ish prokurorja speciale po u nënshtrohet edhe disa procedurave tjera testuese dhe gjendja e saj shëndetësore po ndiqet nga mantel-bardhët.

Avokatët paralajmërojnë se do kërkojnë përsëri masën e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por pasi që të marrin përgjigje nga Gjykata në lidhje me garancinë që paraprakisht e ofroi e dyshuara Janeva, për lëshimin e saj nga burgu i Shutkës.

“Janeva ende gjendet në spitalin ‘Zhan Mitrev’ ku po u nënshtrohet kontrolleve dhe testeve të ndryshme. Po përcillet gjendja e saj shëndetësore. I janë konstatuar disa probleme dhe anomali pas kontrolleve por ende po i bëhen disa analiza të tjera. Me siguri edhe sot do të qëndroj në spital. Ne gjithsesi që do të kërkojmë masën e arrestit shtëpiak, por njëherë do e presim vendimin për garancinë, që duhet të merret gjatë javës së ardhshme”, tha Avokatja e Katica Janevës.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale