Connect with us

Lajme

Verushevski: I arratisuri Gruevski ka pasur një dëshirë patologjike për të qëndruar në pushtet

Published

on

Fajtorë kryesorë të përgjimeve ilegale janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish agjentët e DSK-së Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski”, tha në dëshminë e tij Zoran Verushevski. Ai në rastin “Target-Fortesa” gjatë pyetjeve të kryqëzuara të prokurores Lençe Ristovska tha se i arratisuri në Hungari, Gruevski ka pasur një dëshirë patologjike për të qëndruar në pushtet, kështu që ka shkelur çdo ligj, ka keqpërdorur institucionet e sigurisë së shtetit, duke i përgjuar qytetarët dhe opozitën.

Dokumentet bazë të përgjimeve janë në duart e tre të arratisurve edhe sot, të cilët kanë pasur monopolin e gjithë procesit të përgjimeve ilegale. Këtë dosje që kreu i LSDM-së i ka dorëzuar PSP-së janë vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve, të cilat atëherë i ka pasur në posedim Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Pjesa më e madhe e përgjimeve janë në duart e të arratisurit në Hungari dhe dy të arratisurve tjerë në Greqi. Se çfarë përmbajnë ato vetëm Zoti e di!”-tha Zoran Verushevski, Ish-drejtor i DSK-së.

Si ish-përgjegjës për çështje sigurie në LSDM, Verushevski tha se kreut të opozitës së atëhershme Zoran Zaev i ka siguruar përgjimet në formë elektronike, pa theksuar pajisjet në të cilat kanë qenë përgjimet. Ai në dalje nga gjykata nuk deshi të japë më shumë informacione për opinionin.

“Na intereson pjesa kur thatë se vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve është dorëzuar tek PSP-ja? Do të bëjmë një pres konferencë dhe do t’i sqarojmë të gjitha çështjet. Në këtë moment dhashë dëshminë në gjykatë. Ju faleminderit!”, theksoi Zoran Verushevski, Ish-drejtor i DSK-së.

I akuzuari i tjetër, ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov hesht si në gjykatë ashtu edhe para kamerave. Ndërsa ish Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, tha se vendimi është në duar të gjykatës.

“Nuk kam çfarë të shprehem e kënaqur apo jo, ky dëshmitar ishte i të akuzuarve të tjerë. A vlerëson se ju amniston me këtë dëshmi? Nuk mendoj asgjë, duhet të shohim çfarë do të thotë gjykata”, pohoi Gordana Jankullovska, ish-ministre e Brendshme.

Në këtë lëndë që PSP e hapi në vitin 2016, nuk akuzohet Nikolla Gruevski. Por, në mesin e të akuzuarve janë ish-kreu i drejtorisë së 5-të të MPB-së Goran Grujevski dhe agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski, të cilët në përpjekje për të arratisu janë burgosur në Greqi dhe për ta është e hapur procedura e ekstradimit.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve të përcjellës së komunikimit në DSK ndërmjet 2008 dhe 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4,286 numra telefonik. Përgjimet janë bërë para se të jepej urdhri gjyqësor dhe pas skadimit të atij urdhri për përcjellje të komunikimit të 1.541 numrave telefonik , me ç’ rast ilegalisht janë përgjuar mbi 20 mijë biseda të qytetarëve.

Seanca e radhës së lëndës “Target-Fortesa” është caktuar më datën 24 tetor, ku pritet të jep dëshminë e tij kryeministri Zoran Zaev, në cilësinë e dëshmitarit i thirrur nga Prokuroria.

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale