Lajme
Shance të mëdha që Franca t’i thotë JO Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
Franca duket se ka në plan t’i shembë shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut per çeljen e bisedimeve të anëtarësimit tani shpejt; burime diplomatike thanë për Reuters se Parisi ua bëri të qartë anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet, duke hedhur kështu një hije të errët mbi aspiratat e tyre për integrim me Perëndimin.
Më shumë se gjysma e 28 anëtareve të bllokut si dhe zyrtarë të lartë në Bruksel, janë përpjekur t`i shpërblejnë të dy vendet për reformat duke rënë dakord për çeljen e bisedimeve të pranimit. Ata paralajmërojnë se Rusia, Kina apo Turqia mund të përfitojnë nga një “vakum strategjik” në rajonin e trazuar nëse BE-ja nuk arrin ta bëjë të prekshme perspektivën e tyre për tu bërë pjesë e saj.
Por Franca thotë se BE-ja përballet me shumë sfida e nuk mund të lejojë të hyjnë edhe dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i shënjuar nga luftërat e viteve 1990 dhe që ka akoma punë për të bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Franca pretendon se BE duhet të reformohet vetë më së pari për të trajtuar më pas me një forcë dhe unitet më të madh çështje si ndryshimi i klimës dhe emigracioni; ajo shton se të dyja vendet qe shpresojnë vendim pozitiv (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) duhet të vazhdojnë me reforma të mëtejshme përpara se të jepet OK- i bisedimeve të anëtarësimit. “Ato nuk janë ende gati. Ne po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë”, tha një zyrtar francez.
“Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, do të duhet të rivlerësojmë situatën diku në vitin 2020.” Për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, nevojitet unanimitet mes 28 vendeve anëtare të BE-së.
Top Channel
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi