Connect with us

Lajmet kryesore

RMV, Shqipëria dhe Serbia nënëshkruajnë marrëveshjen për lëvizje të lirë

Published

on

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë nëshkruar sot në Novi Sad marrëveshjen e “Shengenit Ballkanik”. Ky bashkëpunim synon të heqë pengesat për biznesin dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve si dhe shërbimeve ne rajon. Krerët shtetëror të këtyre vendeve, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, në takimin e sotëm trilateral, u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve. Duke folur në konferencën e përbashkët për media, Zaev tha se marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon ndryshimin e madh që ka pësuar rajoni.

“Ne duhet t’i zbatojmë në ranojin tonë parimet evropiane të bashkëpunimit dhe funksionimit. Duhet të sjellim Evropën në Ballkan në çdonjërin prej shteteve tona. Ajo është pjesë përbërëse e detyrës sonë shtëpiake për integrim në BE. duhet të përforcohen proceset për realizimin e fushës rajonale ekonomike dhe të përmbushim detyrat të cilat i kemi parashtruar për pranim të dyanshëm të diplomave, çertifikatave, ulja e barrierave tregtare, përmirësim i infrastrukturës, sjellja e procedurave më të lehta dhe më efikase doganore”, ka thënë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Rama deklaroi se, angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara agjendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021.

“Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, ka thënë Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë.

Takimi i radhës midis tre shteteve do të zhvillohet më 10 nëntor, në Ohër ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje midis Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Serbisë. Një muaj më pas takimit të Ohrit, liderët do të mblidhen në Shqipëri.

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

VIDEO

Continue Reading

Lajme

ASH: Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!

Published

on

Deputetja dhe koordinatorja e grupi parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti përmes press konferencës për media ka reaguar pas sulmit ndaj deputetëve të ASH-së Elmi Aziri dhe Halil Snopçe nga ana e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane i cili ka gjuajtur me gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast dhe ka shkëmbyer fjalë fyese, përcjell in7

Nga ASH theksojnë se sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor.

Reagimi i plotë

Sot përfundimisht u vërtetua në vepër se pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar ka qenë dhe është Pushteti Gjygjësor!
Krimi, korrupsioni, rrugaçëria dhe skenaret e tyre u manifestuan me vandalizëm dhe akte dhune ku me ose pa hiri, u godit edhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.

I gjithë ky skenar i turpshëm filloi me tentimin për t’ua zgjatur mandatin gjykatësve dhe prokurorëve partiak të pushtetit, përmes kontrabandimit të ligjit. Pasiqë ne kundërshtuam, kryesuesi Arbër Ademi ofendoi personalisht Deputetin Halil Snopçe i cili e ftoi publikisht të kërkojë falje, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më pas, Deputeti Snopçe kërkoi përsëri ndërhyrje procedurale e cila iu mohua dhe tentoi të votohet rendi i ditës. Në shenjë revolte, ne deputetët e Aleancës për Shqiptarët dolëm në foltore që të mbrojmë të drejtën tonë për diskutim dhe të parandalojmë kontrabandimin e ligjit. Pas kësaj pasoi turpi që e pa gjithë opinioni, dhuna dhe vandalizmi i koordinatorit të BDI-së.

Kjo nuk është hera e parë që bëjnë skenare të këtilla të dhunshme me qëllim fshehjen e krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Në Kuvend dhe skenën politike ka pasur shumë raste kur deputetët e BDI-së kanë mundur ta tregojnë veten, por i kemi parë të gjithë se si ikin nga komisionet ku duhet të mbrohen qytetarët, ose si përqafohen me kriminelët.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në skenare të këtilla dhe lojra të fëlliqura të BDI-së të cilët i kap panika sa herë që u rrezikohet pushteti, ose nuk u shkojnë planet deri në fund. Të gjithë duhet të dënojmë fuqimisht këto akte vandale dhe vandalistët përfundimisht të mbajnë përgjegjësi. Duam të njoftojmë gjithashtu se për sonte u ftuam edhe në kordinim, por ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të dhunshëm që nuk kanë të bëjnë as me demokracinë e as me politikën, thekson Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Published

on

By

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

78 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Për ironi të fatit, 421 vite më herët nga kjo ngjarje, një shqiptar i Çamërisë merrte drejtimin e shumicës së botës së njohur deri asokohe. Ai ishte Ibrahim Pashë Pargaliu, i lindur në një familje të krishterë shqiptare të Pargës, i cili që i vogël u mor si skllav nga ekspeditat ushtarake osmane dhe në një ditë si sot , më 27 qershor 1523, u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane.

Continue Reading

Aktuale