Connect with us

Bota

Pas sulmit në Siri Erdogan kërcënon edhe BE-në

Published

on

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar se do të “hapë dyert” për refugjatët sirian në shtetin e tij që të emigrojnë në Europë. Kjo nëse liderët e kontinentit e quajnë fushatën ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë si “okupim”.

Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Eruopian se ai do të përzëje 3.6 milionë refugjatët gjatë një fjalimi pas takimit me deputetët nga partia e tij. Ai ka hedhur poshtë kritikat që vijnë nga Arabia Saudite dhe Egjipti dhe ka thënë se luftëtarët e ISIS’it që janë zënë gjatë ofenzivës do të burgosen të Turqi nëse asnjë prej shteteve të tyre nuk i pranon.

Në kohën që ai fliste, ushtria turke ishte duke u ballafaquar me Forcat Demokratike Siriane, të cilat janë kryesisht kurde, në shumë fshatëe dhe qytete përgjatë kufirit turko-sirianë. Kjo është dita e dytë e ofensivës turke dhe deri tani mijëra civil janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Së paku 23 ushtarë kurdë dhe tetë civilë janë vrarë, sipas një raporti shkruan The Guardian.

E gjithë kjo po ndodh pas largimit të trupave amerikane nga zona. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar largimin e trupave nga zona për shkak se tashmë ISIS ishte mposhtur.

“Nuk dua që të rinjtë amerikanë të humbin jetën pa nevojë kaq larg vendi të tyre. Nuk është nevoja që të luajmë rolin e policisë nëpër botë”, kishte thënë Trump.

Mirëpo i njëjti kishte kërcënuar Erdoganin që të mos sulmonte kurdët që jetojnë në atë zonë. Ai kishte kërcënuar me shkatërrim të ekonomisë turke nëse kjo do të ndodhte.

Continue Reading

Bota

Rriten pagat e deputetëve dhe ministrave gjerman – kancelari do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj

Published

on

Derisa qytetarët e Gjermanisë po përballen me çmime më të larta dhe duhet të kursejnë, nga nesër pagat e politikanëve në atë vend do të rriten.

Nga 1 korriku, pagat e deputetëve të Bundestagut do të rriten me 310,40 euro, gjegjësisht në 14,906,68 euro.

Nga rritja e pagave në Bundestag përfitojnë edhe anëtarët e qeverisë, pasi shumë prej tyre kanë ende mandatin e deputetit.

Kështu për herë të parë paga e kreut të qeverisë do të kalojë 30 mijë euro në muaj, shkruan bild.

Olaf Scholz do të marrë një pagë prej 30,139.81 euro nga e premtja, njoftoi qeveria me kërkesë të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Në të ardhmen, zv.kancelari Robert Habeck do të marrë 25,573,08 euro, po aq sa pagat, ndër të tjera, ministres së Jashtme, Annalena Baerbock.

Ministrja e Mbrojtjes, Kristina Lambrecht duhet të mjaftohet me “vetëm” 20,425.57 euro në muaj. Ajo nuk do të merr të ardhura të lartë sepse nuk është edhe deputete.

Ndryshe, koalicioni “Semafor” është qeveria gjermane më e paguar e të gjitha kohërave.

Continue Reading

Bota

Biden ngatërron Suedinë për Zvicrën në konferencën për shtyp të NATO-s (Video)

Published

on

Presidenti Joe Biden e përmirësoi veten shpejt pas një gabimi gjatë një konference për shtyp të enjten, duke thënë gabimisht se Zvicra neutrale po i bashkohej NATO-s – duke dashur të përmendte Suedinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden i dha komentet e tij në fund të një samiti të NATO-s në Madrid, Spanjë, ku lajmi i madh ishte se Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Biden mbërriti në Evropë të shtunën në mbrëmje për samitin e G7 në Gjermani, përpara se të fluturonte për në Spanjë.

Më herët, udhëheqësit në samitin e NATO-s e kishin bërë të qartë se mbetën të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa duhet. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Euro bie nën nivelin e frangut zviceran

Published

on

Euro është tregtuar të enjten (sot) nën normën e deritashme dhe kushtoi 0,997 CHF.

Pasi Banka Kombëtare e Zvicrës rriti befasisht normat e interesit dy javë më parë dhe nuk e përshkroi më frangun si të vlerësuar lartë, pjesëmarrësit e tregut thanë se ishte vetëm çështje kohe kur euro do të binte nën pikën e barazisë ndaj frangut, transmeton albinfo.ch.

“Për sa kohë që Banka Qendrore Europiane reagon me ritmin e kërmillit ndaj normave të larta të inflacionit, frangu do të vazhdojë të rritet”, thuhet në një koment të VP Bank të mërkurën. Kjo është veçanërisht e dukshme në ditët e tregtimit me refuzim të theksuar ndaj rrezikut.

“Është e vërtetë që një marshim i shpejtë në nivelet 0.90 në mes të euros dhe frangut nuk mund të supozohet, shkruan srf.ch. Por epërsia e frangut mbi euron ndoshta do të bëhet normë”.

Sipas një studimi të fundit nga CS, edhe SNB (Banka Kombëatre e Zvicrës) mund të përfundojë së shpejti blerjet e saj të këmbimit valutor, të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e presionit për ngritje të vlerës së frangut zviceran.

Sepse pas më shumë se një dekade ndërhyrjesh pothuajse ekskluzivisht të njëanshme në tregun valutor, perspektiva e inflacionit nuk lejon më një nënçmim të konsiderueshëm të frangut zviceran, kanë shkruar ekspertët të mërkurën.

Continue Reading

Aktuale