Connect with us

Spektakël dhe Yje

Klajdi dhe Bruno risjellin këngën “Oj Lulije” (VIDEO)

Published

on

Klajdi dhe Bruno sjellin bashkëpunimin më të ri, ku kanë risjellë sot këngën “Oj Lulije”, shkruan in7.

Kënga pritet të lansohet edhe me videoklip, mirëpo për këtë ata kanë kërkuar ndihmën e fansave të tyre përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shkruajnë:

“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në instagramet tona personale”, thuhet në përshkrim.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Dakota Johnson flet për kaosin gjatë xhirimeve të Fifty Shades of Grey

Published

on

Fifty Shades of Grey e ktheu Dakota Johnsonin në një yll.

Që nga viti 2015 ajo ka qenë një aktore e njohur globalisht, por tani thotë se ekskluziviteti për të cilin u njoh nuk është ai që u bë.

“Unë jam një person seksual, kur jam e interesuar për diçka, dua të di më shumë për të. Kjo është arsyeja pse bëra ata filma, u regjistrova për të bërë një version shumë të ndryshëm të filmit që përfunduam duke bërë”, ka thënë aktorja.

Johnson shtoi se studio dhe regjisorët ishin pjesë e problemit dhe se në xhirim u bë problem edhe autori i librave ‘Fifty Shades’, El James.

“Ajo kishte shumë kontroll krijues, gjatë gjithë ditës, çdo ditë dhe ajo thjesht kërkonte që disa gjëra të ndodhin. Kishte pjesë të librave që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm. Nuk do të funksiononte të thuash me zë të lartë. Ishte gjithmonë një betejë. Gjithmonë … thjesht u bë diçka e çmendur. Kishte shumë mosmarrëveshje. Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë me vërtetësi, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur,dhe unë jam krenare për atë që bëmë në fund të fundit dhe gjithçka kthehet ashtu siç duhej, por ishte e ndërlikuar”, shtoi ajo.
Por, paravarësisht problemeve Johnson thotë se nuk është penduar për rolin.

“Nuk mendoj se është për keqardhje. Sikur ta dija..Nëse do ta dija në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë..por nuk jam penduar”, ka thënë ajo./21Media

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Nesër i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

Published

on

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike, njofton KlanKosova.tv.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 qershor të këtij viti.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Publikohet “Mari” nga Ghetto Geasy dhe Majku, kënga tejet verore (Video)

Published

on

Bashkëpunimet janë trendi i kësaj vere.Pak minuta më parë është publikuar edhe bashkëpunimi më i ri i shumëpritur.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Getit dhe Majkut.

“Mari” titullohet kënga e cila bëri bashkë dyshen, pas shumë bashkëpunimeve që ata numërojnë bashkë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë këngëtarët.Kënga duket tejet ritmike dhe pritet të pëlqehet nga publiku.

Continue Reading

Aktuale