Lajme
Deputetja Remenski merret në pyetje në Gjykatën Penale
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski tani është e dyshuara e re në rastin “Zhvatja”. Remenski në këto momente gjendet në objektin e Gjykatës Penale, ku po merret në pyetje nga gjykatësi i procedurës paraprake.
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e drejtuar prej Vilma Ruskovksës, gjatë ditës së djeshme ka zgjeruar hetimin mbi rastin “Zhvatja”, me çka Boki 13, Zoki Kiçeecit dhe Katica Janevës, u shtohen edhe 4 bashkëpunëtorë të dyshuar, përcjell in7.
Jasna Mandiq, zëvendëskryetare e organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” të drejtuar nga Bojan Jovanovski, u arrestua dhe u soll mbrëmë para gjykatësit të procedurës paraprake. Ajo dyshohet si bashkëpunëtore në veprën penale “mashtrim” ndaj dy biznesmenëve, të cilëve u është marrë shumë e majme parash, në kompensim të rregullimit të punëve për ndërtim të një Qendre për Persona të Moshuar dhe subvebcionim të projektit.
Mandiqit i është shqiptuar masa e kujdesit, paraburgim shtëpiak derisa të kryhet hetimi.
Lajme
Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Lajme
Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së
Kosovë
Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.
Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.
“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.
“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.
Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.
“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.
Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.
“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.
Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.
“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi