Connect with us

Kolumna

Çfarë presin dhe çfarë mund të bëjë Albini

Published

on

Shkruan Dritan Hila

Ka një pritshmëri të madhe nga Vetëvendosja dhe lideri i saj për ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

Shteti tashmë 20-vjeçar ka kaluar një kurbë që përshkoi nga entuziazmi i viteve të para, në depresionin e viteve të fundit.

Kjo ishte e pritshme dhe ka ndodhur në çdo vend që ka fituar pavarësinë. Të ngresh administratën nga hiçi, të ndërtosh ekonominë dhe lidhjet e reja, të formulosh legjislacionin, kërkon kohën e vet, njohuritë që shpesh mungojnë dhe dashamirësinë e fqinjëve. Kosova vështirë se i pati me bollëk këto. Ende është një geto e Evropës dhe nuk dihet për sa kohë, pa harruar se Serbia nuk është Anglia përsa i takon sjelljes ndaj ish-vendeve të pushtuara.

Kosova kaloi procesin natyral të formimit të një klase politike tërësisht të re, ku një pjesë vinte nga LDK-ja, e cila në fakt më shumë se politikë, kishte luajtur me veten sikur bënte shtet dhe ish-luftëtarët e LPK & UÇK-së që pak dinin nga ky art.

E natyrshëm që në këtë rrugë krahas rritjes, u mahisën edhe plagët e korrupsionit, i cili ka qenë më i madh se në një vend të stabilizuar dhe sigurisht më i vogël nga sa është trumbetuar.

Ndërkohë premtimet e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes janë maksimaliste, por kjo nuk do të thotë të realizueshme.
Qeveria e Kurtit nuk mund të zhbëjë privatizimet e së shkuarës, për shkak se kjo kërkon procedura të zgjatura ligjore dhe para të madhe për rishtetëzimin e tyre; por edhe sepse në qeveri është edhe LDK-ja, jo rrallë aktore në të shkuarën.

Qeveria “Kurti” nuk mund të zhbëjë marrëveshjet tashmë të firmosura ndërkombëtare dhe nuk ka qenë dakord në të shkuarën, pasi nuk ka forcë dhe garante e tyre janë fuqitë e mëdha. Por edhe se në qeveri është LDK-ja, aktore për një pjesë prej tyre.

Qeveria “Kurti” nuk mund të prishë marrëveshjet e brendshme me serbët, pasi kjo do ta penalizonte, por edhe sepse në qeveri është LDK-ja, aktore në të shkuarën.

Jo më kot e kam përmendur disa herë LDK-në, për të theksuar se Vetëvendosja ka vetëm 1/4 e deputetëve dhe heqja e mbështetjes nga partneri i saj e rrëzon qeverinë “Kurti”.

Albini nuk mund të bëjë revolucion, sepse revolucionet nuk bëhen me votë, por me dyfek. Të fundit që bënë revolucion më Kosovë ishin komandantët e luftës dhe ata sapo dolën në opozitë. Ata janë edhe shembulli sesi edhe revolucionarët e vërtetë, me kalimin e viteve, zbehen. Revolucion tjetër nuk do të bëhet në Kosovë, se nuk i lë kush.

Ajo që ka në dorë realisht Albini është një qeverisje sa më pak korruptive dhe ekonomi sa më transparente. Gjatë kësaj kohe do t’i duhet mjaft punë edhe të mbajë djajtë dhe hajdutët në shishe. Të shohim sa i zoti do të jetë.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Kolumna

Si ta përmirësojmë mirëqenien mendore

Published

on

Autore: Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner dhe Psikotraumatologe.

Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:

• Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik
• E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
• Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arrini.

Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.

Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.

Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.

Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.

Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.

Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.
Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.
Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
• dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,
• fajësimi i vetës dhe depresioni,
• duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tonë dhe të frikohemi të dalim jashtë,
• duke bërë punë më shumë e më shumë,
• duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.

Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, atëherë e fajësojmë vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.

Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.

Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqin dorë nga vetvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në “një botë” ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të na shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë por ne atëherë vetëm vuajmë dhe i dorëyohemi kësaj ndjenje.

Nëse ndjehem mentalisht i/e thyer, çka mund të më ndihmojë?

Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

Continue Reading

Aktuale