Connect with us

Lajmet kryesore

Aktakuza e “Zhvatjes”, Janeva ka marrë 50 mijë euro, të tjerat Boki dhe Kiçeeci

Published

on

Prokuroria ngre aktakuzë, Katica Janeva ka marrë 50 mijë euro, ndërsa shumën tjetër e kanë ndarë Boki 13 dhe Kiçeeci

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur aktakuzën ndaj tre të dyshuarve në rastin “Zhvatja”.
Sipas aktakuzës, një pjesë e parave të marra nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev janë gjetur, ndërsa një pjesë janë harxhuar, përcjell in7.
Prej një milion e gjysmë eurove, Katica Janeva thuhet se ka marrë 50 mijë euro dhe mobilje në vlerë prej 5 mijë eurosh.
Paratë tjera janë ndarë mes Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit.
Një pjesë të parave, Boki 13 e ka harxhuar për veshje dhe bizhuteri të shtrenjta.

Sipas aktakuzës Katica Janeva akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa dyshja Boki – Kiçeec për “marrje shpërblim me qëllim të ndikimit antiligjor”.

Të akuzuarit nga Nëntori i vitit të kaluar e deri në Prill të këtij viti kanë marrë gjithses 1.550.000 euro nga Jordan Kamçevi, me qëllimin që atij t’ia lehtësojnë procedurën gjyqësore kundër tij në lëndën e quajtur “Perandoria”.

Të tre të akuzuarit gjenden në paraburgim në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese në Shutkë. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

ASH: Vandalizmi ishte për mbrojtjen e drejtësisë së partizuar

Published

on

Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi që të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që i bëri mbrëmë Kushtetutës dhe demokracisë, thonë nga ASH.

“Ai tha se pushteti po implementon agjendën reformuese, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm kontrabandoi në komision një ligj që ua vazhdon mandatin gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të pensionohen, e që gjithë opinioni e mban mend se si emëroheshin nga pazaret mes Blerim Bexhetit, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e më pas edhe me Zoran Zaevin dhe Boki 13.BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar, sepse vetëm në këtë formë mund të mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar. Përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në ato ruse, andaj duam ta rikujtomë se agjendë ruse është parcela për Daka Davidoviçin, ambasadorët antiperëndimor si dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rusë dhe serbë që vetë kryetari i tij i konfirmoi”, thonë nga ASH.

Në kumtesen e ASh mes tjeras thuhet se pas dhunës që Talat Xhaferi manifestoi ndaj punonjësve të Kuvendit, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm pikërisht në komisionin për çështje evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje as me Evropën, as me reformën dhe as me demokracinë. E sipas ASh-së ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, që urgjentisht duhet të nxirret jashtë institucioneve dhe jashtë pushtetit.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Published

on

By

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit” – tha mes tjerash Kurti.

Continue Reading

Aktuale