Lajmet kryesore
Çfarë mesazhi i përcjell Kurtit BE-ja?!
Në prag të diskutimeve që po bëhen për formimin e Qeverisë së re që me shumë gjasë do të përbëhet nga VV e LDK, Albin Kurti që ka dalë më i votuari nga zgjedhjet, tha së në legjislaturën e tij nuk do të ketë ministra të Listës Serbe.
Për këtë deklarim të tij sot gjatë ditës ka reaguar Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express. Të njëjtët thonë se për të krijuar Qeverinë duhet të respektohet Kushtetuta.
Një ditë pasi që Vetëvendosje doli nga zgjedhjet si parti e parë, kreu i saj, Albin Kurti deklaroi se në qeverinë të cilën ai udhëheq nuk do të ketë ministra nga Lista Serbe. Kurti tha se bisedimet do t’i fillojë menjëherë me serbët e Kosovës, por, jo me fituesin kryesor të zgjedhjeve, që është Lista Srpska.
I pari i VV-së, tutje shtoi se Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.
“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.
Të njëjtën deklaratë, ai e ka përsëritur edhe sot, pas takimit të parë që pati me përfaqësues të LDK-së, ku u bisedua për një koalicion të mundshëm.
Albin Kurti tha para mediave do të përmbushin obligimin kushtetues për të pasur një ministër nga komuniteti serb, mirëpo, ai ka përsëritur se për të bërë këtë do të bisedojë me serbët jashtë Listës Srpska.
“Obligim kushtetues është që nga komuniteti serb të kemi një ministër nëse kemi maksimalisht 12 ministri, dhe ne do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës por nuk do të vrapojmë te Lista Serbe pa takuar dhe biseduar me serbët jashtë Listës Serbe që kanë garuar dhe të cilëve duket se edhe njëherë ju bë padrejtësi e madhe me shkeljet e shumta në procesin zgjedhor që i kanë konstatuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Nuk do të bëjmë hapin e tretë apo të katërtin pa e bërë të parin me serbët që po e pranojnë Republikën po e pranojnë pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.
Kjo deklaratë e të parit të Vetëvendosjes mori reagime në Beograd e në Prishtinë.
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq tha se është i pamundur krijimi i Qeverisë së Kosovës, pa bisedime me ta.
Ai në një intervistë për RTS shtoi se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet, pasi nuk i lë hapësirë askujt prej liderëve shqiptarë që të ‘tregtojnë’ me interesat e popullit serb në Kosovë.
Për këtë temë ndërkaq, kanë folur edhe nga BE. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç në një përgjigje për Gazetën Express po thotë se BE mezi që po pret krijimin e qeverisë së re e përfundimin e procedurave përkatëse.
“Bashkimi Evropian mezi pret formimin e një qeverie të re, sapo të përfundojnë procedurat përkatëse. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të mund të rifillojë me shpejtësi punën për reformat në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundimit të ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe mbi Dialogun e lehtësuar nga BE me Beogradin. Ne presim që të gjithë aktorët politikë të qëndrojnë të përkushtuar në këto procese, të cilat janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës, për përparimin në rrugën e saj evropiane, dhe më e rëndësishmja për të mirën e popullit të Kosovës dhe të të gjithë rajonit”, thuhet në këtë përgjigje.
Të njëjtit, të pyetur për deklaratat e Kurtit, kanë thënë se Qeveria e Kosovës do të krijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Përveç kësaj, ne nuk do të komentojmë për procedurat e brendshme. Ne presim që puna për formimin e qeverisë së re të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së BE-së.
Lista Serbe nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë me 6.61% të votave, apo, me 52.620 vota.
Të njëjtit kanë marrë dukshëm më shumë vota se koalicioni Sloboda me kandidat për kryeministër Nenad Rashiq që nga zgjedhjet doli me vetëm 719 vota apo 0.09%.
Neni 96 i Kushtetutës së Kosovës saktëson se në Qeveri do të jenë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se 12 ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.
Gjithashtu, specifikohet se do të jenë dy zëvendësministra nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy zëvendësministra nga komunitete tjera jo shumicë në Kosovë.

Kushtetuta e Kosovës, Neni 96
Lajme
Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit
Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.
“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.
“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare