Kolumna
Lamtumirë Albin Opozitari!
Shkruan, Jusuf THAÇI
I dashur Albin,
Me fitoren tënde dhe të LVV-së në këto zgjedhje Kosova megjithatë humbi diçka të madhe. E humbi një opozitë e një opozitar të kalitur, që e ka kuptimësuar demokracinë e pluralizmin në Kosovë. Sigurisht për këtë humbje nuk mund të të fajësoj, sepse kjo është natyra e demokracisë. Përkundrazi, siç e kërkon rendi e formaliteti, duhet të të uroj për fitoren në zgjedhje. Por, unë nuk e kam ndërmend të të uroj për këtë.
Kjo për arsye se as nuk jam formalist e as nuk e konceptoj pushtetin si uratë, si privilegj. Sepse ashtu siç është, pushtetin e shoh si barrë të rëndë, si detyrë të vështirë, si të rrezikshëm për tjetërsim të individit që mveshet me të. Prandaj, përmes këtij shkrimi, në vend të urimit, do të ofroj disa këshilla e sugjerime miqësore e qëllim-mira, përkatësisht thirrje, me shpresën se do t’i kesh parasysh gjatë kohës sa do të jesh në pushtet.
Mos kthe borxhe partiake me kuletë të shtetit
Një prej arsyeve kryesore që shteti ynë është degraduar skajshëm në të gjitha fushat, është për faktin që të gjitha partitë që kanë ardhur në pushtet e kanë shfrytëzuar shtetin për të shpërblyer partinë, partiakët, përkrahësit e militantët partiakë përmes vendosjes në pozita të larta shtetërore e publike jo-kompetentët, përmes punësimeve pa meritë, përmes dhënies të tenderëve në mënyrë jomeritore, etj., etj.. Kjo, fatkeqësisht, është shndërruar në vlerë në vendin e shoqërinë tonë, shihet si normale, madje, dhe kjo është më e keqja, shihet edhe si e pranueshme ligjërisht e moralisht.
Prandaj, kjo është sprova e parë që duhet ta kalosh me sukses. Duket e lehtë, por nuk është e tillë. Sepse duhet të bindësh mijëra individë, grupe interesi e biznese se shteti nuk është për të larë borxhet e partisë, se kjo nuk është vlerë, se kjo nuk është normale, se kjo nuk është e përligjshme as ligjërisht e as moralisht. Po e fitove këtë betejë, kjo është garanci se në Kosovë po fillon një mendësi e re qeverisëse. Po e humbe këtë betejë, kjo është garanci se në Kosovë është ndërruar vetëm partia që qeverisë, por jo edhe mendësia qeverisëse.
Bëje transparencën partnerin kryesor në lu ftën kundër korrupsionit e nepotizmit
Korrupsioni e nepotizmi janë shndërruar në vr astarë masivë të vendit e të shoqërisë sonë. Andaj duhet luftuar këto dukuri deri në zhbërje. Për ta fituar betejën kundër këtyre dukurive e ke në dorë një ar më shumë të fuqishme dhe shumë efikase, të cilën mund dhe duhet ta përdorësh: Transparencën! Të jesh i bindur se transparenca rad ikale, e kombinuar me standarde të larta, me kritere objektive e me procedura të qarta, është mënyra më e thjeshtë, më e shpejtë e më efikase për lu ftimin e korrupsionit e nepotizmit.
Kjo gjithsesi ka një implikim të madh, përkatësisht kërkon sakrificë të madhe, sepse vendim-marrja nuk mbetet në duar të individit, as në duar të pushtetit. Vendim-marrja mbetet në duar të standardeve, kritereve e procedurave, duke i hapë derë kështu meritokracisë. Prandaj, të jesh i sigurt se transparenca e lu fton korrupsionin e nepotizmin shumë më shumë e shumë më mirë se prokuroria e gjyqësia më efikase e botës. Kështu që, bëje transparencën partnerin kryesor në lu ftën kundër korrupsionit e nepotizmit.
Mos u rrëmbe nga epshi për hak marrje as afshi për pushtet
Të gjitha pushtetet e paslu ftës në Kosovë, kur më pak e kur më shumë, të kanë lu ftuar, bur gosur, maltretuar e trajtuar padrejtësisht. Për këtë e kanë përdorë e keqpërdorë shtetin e pushtetin. Prandaj, tani që ti je në pushtet, natyrshëm mund të aktivizohet dëshira e nevoja për hak marrje ndaj individëve e grupeve të ndryshme që kanë qenë të padrejtë ndaj teje. Por, assesi nuk guxon të bëhesh ushtar i këtij epshi për hak marrje. Padrejtësive të të tjerëve duhet t’i përgjigjesh me korrektësi e drejtësi. Ky është një standard i ri për vendin tonë, që duhet ta krijosh ti.
Në të njëjtën kohë, kujdes nga afshi për pushtet. Historia vendore e botërore na dëshmon se shumë politikanë e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt pushtetit me qëllim për t’i shërbyer vendit e shoqërisë. Por, pushteti ka fuqi verbuese e magjepsëse. Andaj, nga instrument qëllim-mirë, shumë lehtë e pavërejtshëm, mund të shndërrohet qëllim në vete, rrjedhimisht të bëhet i dëmshëm e i rrezikshëm. Vaksinohu kundër kësaj duke mos e projektuar veten përjetësisht në pushtet e duke e trajtuar pushtetin si e keqja e domosdoshme.
Sigurohu që afër e rreth teje orbitojnë njerëzit e duhur
Pushteti, posaçërisht në vendet si ky i yni me sistem vlerash përmbysur, ka forcën tërheqëse të një vrime të zezë për njerëzit servilë, konformistë, putha-dorës, rrafsh-bërës, ego-përkëdhelës, e të ngjashëm. Prandaj, tani që je në pushtet duhet të ruhesh nga ky fenomen, sepse të tillët do të ta errësojnë realitetin e do të të shpien drejt vetë-kënaqësisë.
E vetë-kënaqësia e pushtetarit është mallkimi i qytetarit. Kështu që, zgjidh për bashkëpunëtorë e udhëheqës njerëz të dinjitetshëm, me integritet personal e profesional, sfidues e kritikues, jo-konformistë e kundërshtues. E di që në planin personal mund të jetë shumë më e vështirë të punosh e të bashkëpunosh me të tillët, por për qeverisjen, për shtetin e për shoqërinë, vetëm nëse rrethohesh, punon e bashkëpunon me të tillët do të jetë e mirë dhe e dobishme.
Vepro si pushtetar, por mendo si opozitar
Duke qenë në pushtet, normalisht që e ke për detyrë të sillesh si pushtetar, të marrësh vendime, pavarësisht çfarë thonë e mendojnë të tjerët, opozita, mediat, zërat publikë, qytetarët, etj.. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund e nuk duhet të mendosh si opozitar. Është e kundërta, për gjithçka e vazhdimisht duhet të mendosh edhe si opozitar.
Kjo të garanton se do të jesh vet-kritik, do ta respektosh e do ta trajtosh korrekt opozitën, do ta pranosh kritikën si duhet e do të përmirësohesh, nuk do të urresh e luftosh mediat e zërat publikë kritikë. Thënë më thjeshtë, nëse gjatë kohës sa je në pushtet mendon edhe si opozitar, atëherë do të jesh një pushtetar i përgjegjshëm e llogaridhënës.
Mos vendos pikë-referencë të gabuar për krahasim e për sukses
Siç e dinë të gjithë në Kosovë, gjendja në vendin tonë është shumë e keqe në të gjitha aspektet e fushat. Prandaj, edhe nëse qeveria jote nuk do të punojë fare (mjafton të mos bëj keq, bile mjafton të mos bëj shumë keq), gjendja në Kosovë mund të fillojë të përmirësohet. Por, ky është standard shumë i ulët, është pikë-referencë krahasimi shumë e gabuar për ta vlerësuar suksesin e qeverisjes tënde.
Nëse qeverisja jote e keqe del të jetë më e mirë se qeverisjet e stër-këqija të kaluara, ky nuk është sukses, është dështim. As zëvendësimi i minusit me zero nuk mund të quhet sukses, është dështim. Për ta vlerësuar mirë-qeverisjen tënde e suksesin e qeverisë tënde duhet të përdorësh për kriter vlerësimi nevojat e vendit dhe shoqërisë, të kombinuara me mundësitë reale që ke pasur në dispozicion. Thënë më ndryshe, vlerësoje qeverisjen tënde krahasuar me një të ardhme shumë më të mirë, jo me një të shkuar shumë më të keqe.
Arsimin vendose krye-prioritet të qeverisë tënde
E di që je i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka edukimi e arsimi për një shoqëri. Por, nuk jam i sigurt që je po kaq i vetëdijshëm për thellësinë e gjerësinë e problemeve nga të cilat vuan arsimi në Kosovë. Prandaj, të lutem analizoje më shumë e më mirë këtë çështje dhe do të bindesh se arsimi në Kosovë ka nevojë për investime të jashtëzakonshme e për transformim radikal. Kjo nënkupton se arsimin duhet ta kesh vërtet krye-prioritet, e për këtë duhet konsensus i gjerë, kurbanizim të fushave të tjera e masa jo-popullore. Kjo vërtet është sakrificë e madhe, por e domosdoshme. Historikisht e simbolikisht sakrificat bëhen për gjërat e shenjta, andaj të tillë konsideroje e trajtoje arsimin!
I dashur Albin,
Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij fakti.
Prandaj, për momentin: Lamtumirë Albin opozitari!
*Jusuf Thaçi është ekspert i fushës së arsimit, ish drejtor i arsimit në Prishinë, dhe drejtor i Institutit Atomi që merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë, dhunti apo talente të jashtëzakonshme.
Kolumna
Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë


Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë
Nga: Mr. Driton Nebiu
Në konkurencën për të fituar titullin e “Mashtruesit më të madhë”, padyshim se vendi i parë i takon “më të madhit” të “Dvizhenjes” Besa e që me kalimin e kohës u shëndrrua në MOZHEME.
Ishte një tentim i planifikuar mirë, nga qarqe të dyshimta për të bërë gjoja një ndryshim në hapsirën politike brenda shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, e paketuar si në aspektin finansiar, poashtu edhe në ate “kombëtar”, duke pasur parasysh se fillimisht morën për emër simbolin e të qenurit shqiptar, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së dhënë – BESËS, e që realisht ishte Kali i Trojës brenda organizimit opozitar shqiptar, organizim që duhej të pengonte Lëzivjen për Reforma në opozitën e kohës, e cila tanimë kishte filluar rrugëtimin e vet të pandalshëm drejt të qenurit zëri i popullit në skenën politike të vendit.
“Lëvizja” e atëhershme e që më vonë do të shëndrrohet në “Dvizhenje”, si premtim bazë të veprimit e kishte një far lloj “Ridefinimi” të shoqërisë, e që realisht, më vonë u dëshmua, se ishte vetëm një floskulë e radhës, që u shfrytëzua sa për të përfunduar në listen e përbashkët parazgjedhore nën moton “Mozheme” sa për të fituar disa ulëse deputetësh tejet pasiv, po jo edhe ridefinimin e premtuar.
Duke shfaqur haptazi qëllimin real, ruajtjen e pozitave dhe pushtetit për grupe të ngushta të interesit, “Dvizhenja” nuk e tejkaloi veten as pas zgjedhjeve lokale ku falë opozitës shqiptare mori në menaxhim komunën më të madhe ndër shqiptarët, por përkundrazi në rastin e pare të mundshëm si shenjë falemnderimi e vetëdijshme për forcën reale politike në vend të barazuar me të qenurit vetëm një parti lokale e asgjë më shumë, tentoi të dobësojë ata që dje i ndihmuan, por kot.
Pretendimi aktual se ata përfaqësojnë opozitën shqiptare është edhe një tentim mashtrimi i radhës nga “më i madhi” i “Dvizhenjes” edhe pse është i vetëdishëm se nuk i kalon, por ja që kështu i është caktuar detyra dhe urdhërat duhet të zbatohen, e aq më shumë sot kur rejtingun duhet t’ua menaxhojë forca që pengon vendin drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropain dhe vlerave perëndimore.
Stabiliteti politik, ekonomik e institucional i shtetit, e me këtë edhe ai i sigurisë së vendit, dhe orijentimi pro evropian është një kategori që nuk ka alternativë, por kërkon qasje serioze dhe subjekte serioze për menaxhim e përfaqësim, largë partive sezonale. Është kjo kategori e rëndë që kërkon fuqi e madhështi, e në këtë nivel gjithkush edhe nuk e ka vendin, përpos si spektatorë. Të tillë janë edhe këta të “Dvizhenjes”.
Jo më kot është thënë: “Mendjemadhësia është dhurata që bëri Zoti për njerëzit e vegjël…”.
Kolumna
Haraçina sot…


Haraçina sot…
Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike
“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.
Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”
Nuk po më besoni?!
Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.
U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.
Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.
Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.
E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.
Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.
Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!
Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.
U qoftë për nder!
Kolumna
Politikanët tanë – Fatkeqësia e popullit


Shkruan Lulzim Nasufi
POLITIKANËT TANË – FATKEQËSIA E POPULLIT
Sa të koordinuar janë politikanët tanë në mossuksesin e misionit të tyre dhe prapshtitë e tyre në politikbërje, ju përcjell disa fakte:
Më datë 25.09.2022, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, për të justifikuar dështimin politik të politikanëve tanë paraprak, si zyrtar me post të lartë, dha informacion të saktë dhe të frikshëm se “nga RMV, brenda 8 viteve të fundit janë shpërngulur mbi 700.000 qytetarë në shtetet perëndimore” dhe po të njëjtën ditë kryetari i BDI-së Ahmeti, në një takim partiak, nga inatet ndaj disa anëtarëve të tij të ashtuquajtur “grupi i zjarrit” – konstatoi “jam me mision, jo në detyrë, ashtu që këtu do të më keni edhe katër vite”.
Sipas trendit të migrimit të popullsisë, bie që për katër vite, nga RMV janë shpërgulur 350.000 qytetarë. Sipas kësaj, misioni i Ahmetit është që edhe për katër vite në krye të BDI –së, me funksionarët e tij të korruptuar, të rrisë numrin e të ,,integruarve“ në botën perëndimore në 1.000.000 banorë, që i bie gjysma e numrit të popullsisë do të shpërngulen nga RMV.
Dhe si “qershia mbi tortë”, nga i gjithë ky “optimizëm i madh pozitiv dhe shpresëdhënës”, më datë 28.09.2022, numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski do të konstatojë: “edhe unë po të isha në vendin tuaj me rrogë prej 400 euro, do të kisha ikur prej RMV”.
Çështja thelbësore është se populli të gjitha këto i di dhe i bën. Mos e nënvlerësoni intelegjencën e popullit, nuk ka nevoj ju t’ia kumtoni dhe t’ia tregoni! Por, çfarë keni bërë ju, ose më thjeshtë, pse e keni sjellur popullin në situatë të këtillë gjithë këto vite dhe, më e rëndësishmja, çfarë plani – vizioni keni bërë për të ardhmen e këtij shteti dhe këtyre qytetarëve? Sepse për atë paguheni me paratë e popullit!
#NDRYSHIME
#DREJTËSI
#STOPKRIMITDHEKORRUPSIONIT
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare