Connect with us

Lajme

Hetimi për rastin ‘Zhvatja’ zgjerohet edhe me katër të dyshuar

Published

on

Prokurori publik Lubomir Joveski ka thënë se do të hapet hetim i ri për ‘Zhvatjen’,  ku do të përfshihen edhe për katër pjesëtarë nga Aleanca Ndërkombëtare, informon A1on.

Për nesër Joveski paralajmëroi shpalljen e aktakuzës për rastin e parë “Zhvatja” në të cilin të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Mileski Kiçeec, si dhe ish kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva.

Ndryshe në hetimin e ri, të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, ndihmë dhe mashtrim.

Continue Reading

Bota

Varfëria arrin nivelin më të lartë që nga viti 1990 në Gjermani

Published

on

Shkalla e varfërisë në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që nga ribashkimi i dy Gjermanive në vitin 1990, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në “Raportin e varfërisë” të publikuar nga Ulrich Schneider, kreu i shoqatës bamirëse “Paritaetische Wohlfahrtsverband” thuhet se përqindja e të varfërve në vend, e cila ishte 16.2 për qind në 2020, u rrit në 16.6 për qind në 2021.

“Nuk ka pasur kurrë më parë një shkallë kaq të lartë varfërie në Gjermani”, thuhet në raport dhe se numri i të varfërve në Gjermani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, është rritur me rreth 300 mijë krahasuar me vitin 2020 dhe ka arritur në 13.8 milionë në vitin 2021.

Në raport thuhet se shkalla e varfërisë ka qenë në rritje që nga viti 2006 dhe se shkalla e të varfërve në vend është rritur nga 14 për qind në 16.6 për qind ndërmjet viteve 2006 dhe 2021.

Theksohet se shkalla e varfërisë për fëmijët dhe të rinjtë arriti nivel rekord me 20.8 për qind ndërsa kjo normë ishte 17.4 për qind tek të moshuarit.

Në raport, ku theksohet se në dy vitet e fundit të pandemisë së COVID-19, veçanërisht ata që punonin në vetëpunësim ranë nën kufirin e varfërisë, thuhet se shkalla e varfërisë tek të vetëpunësuarit ishte 9 për qind në 2019 dhe u rrit në 13.1 për qind në 2021.

Kreu i “Paritaetische Wohlfahrtsverband”, Schneider tha se jo vetëm punëtorët e kontraktuar ose të vetëpunësuar ishin përgjegjës për rritjen e shkallës së varfërisë në vend. “Varfëria në Gjermani nuk ishte përhapur aq shpejt sa gjatë periudhës së pandemisë. Kjo rritje është e paprecedentë. Pandemia reduktoi edhe një herë tendencën ekzistuese të varfërisë në Gjermani dhe e rriti atë në masë më të madhe”.

Ai theksoi se shkalla e varfërisë për ata që rrisin vetëm fëmijët e tyre është mbi 40 për qind dhe mbi 30 për qind për familjet me shumë fëmijë.

Duke shpjeguar se ka dallime në shkallën e varfërisë ndërmjet shteteve, Schneider tha se shteti i Bavarisë ka shkallën më të ulët me 12.6 për qind ndërsa shteti i Bremenit me 28 për qind.

Sipas tij, shkalla e varfërisë është 16.3 për qind në shtetet perëndimore të vendit dhe 17.9 për qind në shtetet lindore të vendit. “Varfëria u rrit me shpejtësi gjatë viteve të pandemisë. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë varfëri që nga ribashkimi i dy Gjermanive. Gjermania nuk ka qenë kurrë kaq e ndarë”, tha Schneider.

“Varfëria është thelluar me rritjen e kostove të jetesës që nga vjeshta e vitit 2021. Ndihma e dhënë nga shteti nuk mbron nga varfëria”, potencon Schneider.

Continue Reading

Lajme

Treni në Maqedoni përplas për vdekje dy emigrantë që flinin në hekurudhë

Published

on

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.

Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.

Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-19.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Ftohtë

Published

on

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

Ai thotë se Rusia u ftua të merrte pjesë në shumë aktivitete dhe u konsiderua një partner strategjik i NATO-s në vitin 2010, por “është Rusia ajo që u largua” nga përpjekjet për të ndërtuar partneritet.

Ai e ka bërë këtë me një model sjelljeje – duke përdorur forcën kundër Gjeorgjisë, duke aneksuar Krimenë dhe duke përdorur forcën në Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014, thotë ai.

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, thotë ai, por nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë është nga Rusia.

Ai thotë se anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim dëshirojnë t’u drejtohen vendeve që “nuk janë po aq të mendimit”, por “ne nuk mund të jemi naivë” dhe ka nevojë të sigurohet se nuk ka rrezik për ndonjë veprim ushtarak kundër një vend i NATO-s.

Continue Reading

Aktuale