Bota
Fshatarët meksikanë lidhin dhe tërheqin zvarrë për veture kryetarin e tyre (VIDEO)
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Meksikës pasi e lidhën kryetarin e fshatit për një veture dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë pasi e nxorën nga zyra e tij.
Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.
Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.
UNA SU ARRASTRADA. Alcalde de #LasMargaritas, Jorge Luis Escandón Hernández, es sujetado a una camioneta que lo arrastra en pleno parque central, luego de haber sido secuestrado de la propia alcaldía #Chiapas #VideoViral pic.twitter.com/ptdP7g2w92
— Tinta Fresca Chiapas (@tinta_fresca) October 8, 2019
Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh cak i sulmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave kriminale të tyre, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sulmohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.
Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vrasje në tentativë.
Disa persona u lënduan në përleshjen mes forcave policore dhe personave që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e kryetarit. Në pamjet e siguruara nga kamerat shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga një veturë e madhe, shkruan “BBC”.
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Bota
Paralajmërimi i fortë i Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, por nuk po i mban premtimet

Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke, tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.
Presidenti turk është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensionit, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit. Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse sipas Erdogan, shumë liderë bënë përpjekje për t’i “pajtuar” në Madrid.
“Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në luftë me Greqinë. Megjithatë, Greqia nuk i mban premtimet e saj, ky është problemi”, theksoi Erdogan.
Në të njëjtin kontekst ai akuzoi Greqinë për shkelje.
“Kanë bërë 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, nëse duam të jetojmë në paqe, pse po na shkelni hapësirën ajrore 147 herë? Sigurisht, kur bëni një gjë të tillë, shkeljet, atëherë cila është detyra jonë? Forca jonë ajrore do të ngrihet dhe do t’ju japë imazhin dhe perspektivën që ju nevojitet. Këtë e bën forca jonë ajrore”, tha ai.
“Nëse nuk e bëj, çfarë do të thonë qytetarët e mi? Ku janë forcat tona të armatosura? Prandaj forcat tona të armatosura po bëjnë pjesën e tyre dhe nëse vazhdojnë këto shkelje të hapësirës ajrore, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet. Këtu do të them se Mitsotakis na dha drejtësi, por shumë liderë, nuk e di kush e nisi, bënë përpjekje të mëdha për të na pajtuar. Ne thamë se nuk po mendojmë për këtë tani. Ne po shohim se çfarë do të sjellin kushtet në të ardhmen dhe ne do t’i vlerësojmë ato në përputhje me rrethanat”, tha ai.
Bota
Çekia merr presidencën e BE

Çekia merr nga sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian, që zgjat deri në fund të vitit.
Nisja formale e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në fokusin e presidencës çeke ashtu si gjatë asaj franceze.
Mediat pranë Brukselit shkruajnë që po punohet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe këtyre vendeve, që këtë muaj para nisjes së pushimeve verore.
Propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes pritet të nxisë Bullgarinë të heqë veton që mban peng edhe Shqipërinë.
Kalimi simbolik i presidencës nga Franca në Çeki u bë përmes vizitës këtë të Premte, të krerëve të unionit në Pragë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi