Spektakël dhe Yje
Eriona Sejdiu do të përfaqësojë Kosovën në Miss Globe 2019 (FOTO)
Vajza nga Prishtina, Eriona Sejdiu do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Globe 2019.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë bukurie të nivelit kaq të lartë. Ajo studion shkencat juridike në Prishtinë dhe mes tjerash ka qenë aktive në disa projekte telelvizive.
Pasioni i saj është aktrimi, këndimi dhe vallëzimi, ndërsa në kohën e lirë ajo merret edhe me punë vullnetare pwr tw ndihmuar personat në nevojë. Në intervistën e saj të parë për Miss Globe në pyetjen se çdo të ndodh me të nëse fiton Miss Globe, përgjigjet se do të ketë me siguri më shumë mundësi në jetë, por çdo herë do të jetë vetvetja, vetëm se do të jetë më e famshme.
Miss glob 2019 është një ngjarje ndërkombëtare e garës së bukurisë ku marrin pjesë rreth 55 pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Vota juaj për Eriona Sejdiun do ta ndihmojë atë në këtë kategori.
https://themissglobe.com/participants2019?fbclid=IwAR3ElbX6M9WzKo64NcaH2LD6w4NjU4ZXJLeZWMSuyfR38fI_bpvqO3HsqOg
Spektakël dhe Yje
Tayna dhe Azet publikojnë “Tequila” (Video)

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, reperët Tayna dhe Azet kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.
“Tequila” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa tekstin e kanë shkruar vet dyshja – secili pjesët e tyre përkatëse me ndihmë nga Endrit Mumajesi.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është tipik veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale i është besuar produksionit Secuenca.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi një vit më parë ata kishin sjell edhe një tjetër duet, të quajtur “Ti harro”.
Spektakël dhe Yje
Luana Vjollca paralajmëroi një surprizë për fansat

Luana Vjollca mbetët njëra nga artistët më të dashura për publikun shqiptar.
Së fundmi Luana me anë të një InstaStory njoftoi fansat për një befasi.
“Nesër e kam një surprizë për ju”, ishte mbishkrimi i saj në imazh.
Më vonë këngëtarja publikoi edhe një tjetër fotografi ku shkroi ”Gjejeni”.
Se kjo surprizë lidhet me projektin e saj “Thuaje” apo ndonjë koncert, mbetët të shihet ditëve në vijim.
Spektakël dhe Yje
Çfarë ndodhi? Ledri Vula përfundon në spital

Reperi i njohur, Ledri Vula ka përfunduar në spital. Ai duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ishte pikërisht partnerja e tij, Sara që ka ndarë në Instastory një foto, ku shihet Ledri teksa po merr një serum.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me reperin, por shpresojmë mos të jetë asgjë serioze.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi