Connect with us

Kosovë

Çka i bashkon dhe çka i dallon LVV dhe LDK

Published

on

Programet ekonomike të dy partive me më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizjës Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga ekspertë të fushës së ekonomisë konsiderohen se kanë elemente të përbashkëta, por edhe dallime të mëdha.

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25,49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse ende preliminar, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike pretendojnë që të krijojnë së bashku Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, janë parti diametralisht të kundërta sa i përket orientimeve të tyre politike. Përderisa LDK-ja është parti e djathtë, Vetëvendosja, sipas tij, është parti e majtë.

Fushata e partive politike, me programe të përafërta

Në aspektin ekonomik, këto parti, shton Gashi, kanë disa pika të përbashkëta, por kanë edhe dallime.

“LDK (në programin e saj) e ka fondin investiv ose zhvillimor, përderisa një fond përafërsisht të ngjashëm e ka LVV-ja me një emër tjetër, që synon zhvillimin e sektorit privat. Dallimet kryesore janë se LDK-ja si parti e djathtë e ka prioritet sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik, përderisa VV si parti e majtë favorizon forcimin e skemave sociale dhe luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së të ardhurave kombëtare”, thotë Gashi.

Nga projektet e cilësuara si kapitale, nënvizon Gashi, e përbashkëta tjetër e këtyre dy subjekteve politike është qëndrimi i tyre në lidhje me autostradën e Dukagjinit. LDK edhe LVV, thotë Gashi, kanë favorizuar idenë e zgjerimit të rrugëve ekzistuese që lidhin komunat e Dukagjinit dhe jo që të shkohet në ndërtimin e autostradës së re.

Partitë politike premtojnë “parajsën” ekonomike pas zgjedhjeve

Po ashtu, sipas Gashit, një tjetër synim i proklamuar dhe i përbashkët i këtyre dy subjekteve politike është ai për luftimin e korrupsionit dhe favorizimin nëpërmes ndarjes buxhetore për të rinjtë.

Praktikat ndërkombëtare, shton Gashi, kanë treguar që nuk është e pamundur që një parti e djathtë të qeverisë me një parti të majtë, por problemet kryesore janë tek orientimi i tyre zhvillimor.

“Përderisa djathtistët konsiderojnë se luftimi i varfërisë duhet të bëhet përmes fuqizimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ndërsa partitë e majta zakonisht kërkojnë shpërndarjen proporcionale të të ardhurave, do të thotë tatimimit të të pasurve dhe bizneseve dhe ndarjen e tyre me shtresat e varfra të shoqërisë”, thotë Gashi.

Premtimet e partive për rritje ekonomike bien ndesh me FMN-në

Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj ka paraparë krijimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës dhe Bankën Zhvillimore. Fondit Sovran, sipas programit të LVV-së, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së “Trepçës”, KEK-ut, Telekomit dhe Postës Po ashtu, Vetëvendosje ka paraparë që Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet dhe asetet e saj t’i kalojnë Fondit Sovran.

Ndërsa, Banka Zhvillimore, sipas programit të LVV-së, do të jetë komponenti kreditues i cili do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, dhe që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e përmirësojnë bilancin tregtar, duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve.

Në programin në fushën e ekonomisë, LDK-ja, në anën tjetër, ka paraparë fuqizimin e Fondit Garantues të Kredive dhe Fondin për Investime. Qëllimi i Fondit Garantues të Kredive sipas programit të LDK-së është garantimi i kredisë deri në 50 për qind, duke ulur kështu nevojën për kolateral për bizneset vendore.

Bazuar në këtë program, qeveria e LDK-së synon të themelojë Fondin Investiv, bazë e të cilit do të jenë mjetet financiare të privatizimit, në vlerë prej 300 milionë eurove.

“Fondi në fjalë do të synojë mbështetjen financiare të ideve inovative në vend”, thuhet në programin e LDK-së.

Analistët parashikojnë negociata të vështira për formimin e qeverisë

Një projekt i nisur shumë vite më parë për kapacitete të reja energjetike, siç është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, ndanë orientimet e të dy partive.

Derisa, Vetëvendosje ka paraparë ndërmarrjen e hapave për funksionalizimin e Interkoneksionit me Shqipërinë, me rezultat garancinë e furnizimit me energji elektrike, ndërprerjen e varshmërisë energjetike nga Serbia dhe se sipas LVV-së, termocentrali ‘Kosova e Re’, nuk do të jetësohet.

Ndërkaq në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet LDK-ja do ndërtojë kapacitete të reja energjetike, por do të refuzojë secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se sa i përket termocentralit “Kosova e Re”, është në një fazë kritike jo për shkak të qeverisë së kaluar apo të ardhshme, por për shkak se investitori potencial ka probleme për të gjetur financimin e këtij projekti.

Sidoqoftë, në rast se LVV-ja dhe LDK-ja vendosin të krijojnë koalicion qeverisës, pritjet janë që të dy partitë, krahas pozicioneve politike, të merren vesh edhe në lidhje me politikat kryesore nga fusha e ekonomisë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Takimi Kurti-Lajçak: Qeveria e angazhuar për dialog parimor

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajčák folën edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendi

Në sajë të kësaj marrëveshje, pas më shumë se 20 vitesh, katër komunat në veriun e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë.

Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosova përcakton çmimet, sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

Published

on

By

Kosova përcakton çmimet, sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka caktuar çmimet e naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit që ka nxjerrë MINT, lejohet që çmimi maksimal i naftës të jetë 1.85 euro për litër, benzina 1.74 euro për litër dhe çmimi i gazit të jetë 0.78 për litër.

Çmimet e të gjitha produkteve të lëndëve djegëse janë të vlefshme nga ora 10:00 e ditës së sotme deri të nesërmen.

Continue Reading

Aktuale