Connect with us

Lajme

Zaev thotë se zgjedhje të parakohëshme do të ketë në tetor të vitit 2020

Published

on

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë përpara zgjedhjeve të rregullta parlamentare, ka thënë kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në fabrikën “Markart” në qytetin e Velesit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse fushata elektorale tashmë ka filluar, përcjell in7.

Zaev poashtu ka thënë se qëllimi i qeverisë, çdo ditë, çdo avë dhe çdo muaj, është të tregojë se çfarë domethënie kanë përfitimet për ekonominë, rritjen e standardit, hapjen e vendeve të reja të punës nga impakti i anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai sqaroi se vende të tilla si Bullgaria, Kroacia apo Rumania, kur janë anëtarësuar në NATO dhe kur kanë hapur procesin e negociatave të pranimit në BE, kanë përjetuar, sipas tij, një “muaj mjalti”.

Ai gjithashtu ka theksuar se fushata që ata po zhvillojnë aktualisht është për të finalizuar veprimtaritë dy-vjeçare të qeverisë, sukseset e saja serioze ti ndjejnë qytetarët dhe të hapin debat për këto të arritura.

Ai në fund të pyetjeve të gazetarëve ka thënë se po bëhet edhe ribrendimi i LSDM-së, me qëllim që kjo parti definitivisht të ndryshojë, të modernizohet dhe të jetë në ndihmë të shtetit dhe të qytetarëve.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale