Connect with us

Lajme

Zaev shprehet i gatshëm të realizojë vendimi e Komisionit të Venecias

Published

on

Si institucion jemi të gatshëm që ta zbatojmë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në fabrikën për prodhimin e suiçeve elektrike për automobila “Markart” në fshatin Kalaslar të Velesit. Ai shtoi se bëhet fjalë për draft version të tekstit.

“Të gjithë atë që e propozojnë është në nivelin e praktikave evropiane dhe dëshirojmë që të mësojmë nga Komisioni i Venecias. Thamë se e respektojmë Komisionin e Venecias, i cili do ta japë mendimin e tij final, sepse deri më tani siç komentuan, që është më e rëndësishme se sundimi i së drejtës dhe pritja që të fitohet drejtësi ose përdorimin e gjuhës. Mund të japim sqarime se sa janë të rëndësishme e drejta e gjuhës dhe e drejtësisë, që në fund të mund të japim mendimin tonë dhe të munden ata ta formojnë mendimin e tyre”, tha kryeministri Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet e deputetit të BDI-së Artan Grubi, i cili komenton se çmimi i paqes është i pakrahasueshëm me çmimin e zbatimit të ligjit, gjegjësisht se me ligjin është blerë paqja, kryeministri Zaev theksoi se ligji është e drejtë njerëzore që del nga e drejta e përdorimit të gjuhëve dhe gjuha është mjet komunikimi, që bën që jetën ta kemi më të lehtë.

“Prej këtu vjen edhe bukvalisht përdorimi i gjuhëve. Kjo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Asgjë nuk ka ndryshuar në shtetin tonë, ndërsa qytetarët kanë të drejtë shtesë që ta përdorin”, tha Zaevi.

Ai gjatë kësaj theksoi shumë shembuj praktikë për përdorimin e gjuhës, si gjatë marrjes së ndihmës sociale dhe se si kjo do të shërbejë nëse një grua e moshuar di vetëm gjuhën shqipe ose një grua rome e cila jeton në Shuto Orizare dhe nuk di mënyrë tjetër që të komunikojë që ta realizojë të drejtën e saj.

“Definitivisht duhet të jemi demokratë që të sjellim ligj, ndërsa Komisioni i Venecias do të na japë njoftimet e tij dhe përfundimisht jemi të gatshëm që ta zbatojmë. Sepse nëse dëshirojmë të hymë në Bashkimin Evropian, duhet t’i respektojmë institucionet evropiane”, theksoi Zaevi dhe shtoi se në shtet gjithçka është transparente dhe të gjithë e dinë si si rrjedhin proceset.

Në lidhje me problemet në institucionet dhe të menaxherëve për mosnjohjen e gjuhës shqipe dhe se a planifikon Qeveria që maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe, ndërsa shqiptarët gjuhën maqedonase, kryeministri potencoi se si Qeveri janë për çdo ditë në dispozicion të qytetarëve që t’i mbështesin nevojat e tyre “jo vetëm që të japin trajnim për fuqi të kualifikuar të punës, por të mbështesin gjithçka që të krijojnë kushte më të mira për punë dhe që më lehtë qytetarët të gjejnë vend pune”.

“Ne qëndrojmë në dispozicion të qytetarëve. Njohja e gjuhëve është pasuri. E dimë se në shtëpitë tona të gjithë i nxisim fëmijët që të mësojnë gjuhë sepse do t’iu duhet gjatë jetës. Për këtë, unë besoj se sa më shumë gjuhë që dimë, aq do t’iu ndihmojmë fëmijëve në planet e tyre për jetë. Qeveria do të mbështesë gjithçka që më lehtë të punësohen qytetarët, e veçanërisht të rinjtë”, potencoi kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot në lidhje me Ligjin e gjuhëve deklaroi se duhet të pritet Komisioni i Venecias që të dalë me raport final, pas çka do të shihet se çka nga ajo mund t’i përgjigjet kontekstit tonë politik, e që është në kundërshtim me pikëpamjet e tij, në kundërshtim me Marrëveshjen Kornizë, në kundërshtim me pikëpamjet tona se si duhet ta zhvillojmë shoqërinë tonë multietnike dhe shtetin multientik.

Ministria e Drejtësisë dje theksoi se nuk do ta komentojë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët deri në miratimin e tij nga komisioni kur bëhet zyrtare.

“Mendimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias është cilësuar deri në miratimin e tij nga Komisioni kur bëhet zyrtare. Deri në zyrtarizimin e tij nuk do ta komentojmë, ndërsa sapo do të miratohet do ta fillojmë procesin e zbatimit të rekomandimeve që i përmban në të”, thonë për MEDIAL-n nga Ministria e Drejtësisë.

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale