Connect with us

Lajmet kryesore

Seferi dhe Gjimshiti optimistë para ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë (VIDEO)

Published

on

Ekipi kombëtar vazhdon grumbullimin në prag të ndeshjeve kualifikuese kundër Turqisë në 11 Tetor dhe ndaj Moldavisë më 14 Tetor. Për të folur për grumbullimin dhe dy sfidat kualifikuese, sot kanë dalë në konferencë për shtyp Berat Gjimshiti dhe Taulant Seferi.

Mbrojtësi Gjimshiti në fjalën e tij u shfaq optimist në prag të ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë, edhe se janë dy ndeshje shumë të vështira: “I kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos kundër Turqisë, por besoj se kemi shanse të vërteta. Në ndeshjen e kaluar kemi bërë gabime individuale. Do ta shikojmë si një shans të ri dhe do të japim maksimumin. Më vjen keq për Hysajn që u lëndua para Kombëtares, pasi ishte dhe kapiten kur nuk ishte Mërgimi. Besoj do na mungojë, por do luajmë edhe për Elsin. Kam më shumë se 5 vite që jam këtu dhe kam kaluar eksperienca të mira dhe të këqija. Do të marr përgjegjësi më të mëdha dhe do vazhdojmë të shikojmë përpara. U pa dhe në ndeshjen e fundit me Islandës që u ndryshua diçka, pasi luajmë më të sigurt. Ka pasur shumë ndryshime në skuadër dhe jemi mirë me sistemin e ri që luan trajneri Reja. Mund të kemi një shans të vërtetë. Momenti juaj i mirë? Mund të them që është një moment shumë i bukur. Gjërat që i kemi arritur me Atalantën, dua t’i bëj edhe me Kombëtaren. Vetëbesimin që e kam te Atalanta dua ta transmetoj edhe këtu në ekipin Kombëtar.

Entusiast dhe shumë i kënaqur për grumbullimin në skuadrën kombëtare u shfaq Taulant Seferi. “Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme. Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për fanellën kuqezi. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve. Unë do jap maksimumin dhe jam gati të luajë në çdo pozicion që trajneri do dëshirojë”.

Continue Reading

Lajme

Lloga takon ambasadoren e Greqisë në RMV, Sofia Philippidoup

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Philippidou. Ministri Lloga e njoftoi Philippidoun për skriningun në Bruksel dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e arritur në fushën e reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit. “Greqia ka mbështetur gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale për të lehtësuar procesin”, tha Philippidou

Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese, ku ministri Lloga bëri të ditur se në periudhën e ardhshme, në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit, do të formohet një grup pune që do të punojë për përgatitjen e ndryshimeve kushtetutese.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e informoi ambasadoren e Greqisë se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kërkesë të re për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët në vitin 2017 u akuzuan për përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. “Nuk mund të ketë shtet të së drejtës derisa këta persona të përgjigjen për veprat që kanë kryer. Presim që vendet e BE-së të na ndihmojnë në zbatimin e ligjeve dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Ministri Lloga dhe ambasadori Philippidou presin nga të dyja vendet intensifikimin e përpjekjeve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel ekspertësh për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në Selanik do të jetë e një rëndësie të madhe për afrimin e legjislaturës tonë me atë evropiane.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid029ogB6Npp9U4jnKowKCTDZPhTYWje4yn9JfJCLGBNuDTenECrr4miTNxnV2L44ZpBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend

Published

on

By

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë, shkruan Top24

Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend.
Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.
Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.
Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02tSdWkpgZz9viV1B6VHM2nJk9Xjyg7LcLMZocf6A34FAd4G3SCEVWTomQc4dNzwMDl/?mibextid=Nif5oz

Continue Reading

Lajme

Anketë: Taravari barazohet me Ahmetin, Mexhiti i treti

Published

on

By

Izet Mexhiti rezulton personaliteti politik jo lider për të cilin qytetarët kanë mendimin më të madh pozitiv, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gëzon mendimin më të madh negativ nga qytetarët, përkatësisht rreth 60 për qind. Kështu vërteton një anketë e realizuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Mexhiti radhitet në grupin e liderëve politikë duke gëzuar 43,5 për qind mbështetje, ndërsa para tij radhiten vetëm Ali Ahmeti me 48,9 për qind dhe Arben Taravari me 46 për qind. Edhe pse Mexhiti gëzon këtë mbështetje jo si një lider i një partie politike, prapa vetes lë Bilall Kasami dhe Afrim Gashin.
Konstatim nga anketimi
“Të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin”.
Lidhur me zhvillimet brenda BDI-së dhe veprimet e “grupit të zjarrit”, të anketuarit nxjerrin Mexhitin si eksponentin më të favorshëm për një lider të ardhshëm politik. 21,4 për qind e të anketuarve mendojnë se Mexhiti mund të jetë lider i një partie politike, ndërsa pas tij mbështetje të ulët përkatësisht nën 10 për qind gëzojnë Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu.
Në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Konstatim nga anketimi
Grupi i zjarrit bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%)
Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%)
Grupi i zjarrit bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%)

Continue Reading

Aktuale