Lajme
Pendarovski: Shkupi dhe Tirana duhet të fillojnë negociata
Qëndrimi i kreut shtetëror të tërësishëm, kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme dhe qëndrimi im, gjithnjë ka qenë të dy shtetet t’i fillojnë negociatat, deklaroi sot shefi i shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me paralajmërimet se sot Holanda duhet ta ndërtojë pozitën e saj.
Sipas informatave të Rojters, të publikuara uikendin e kaluar, Gjermania propozon ndarje të Maqedonisë së Veriut dshe Shqipërisë në përpjekje të arrihet kompromis mes të gjitha vendeve-anëtare të BE-së më 15 tetor, ndërsa Holanda, vend tjetër me rezerva të mëdha drejt zgjerimit, është më shumë e prirur drejt Maqedonisë së Veriut se sa drejt Shqipërisë.
“Unë në disa rastisje të MEDIAL publike, në biseda private, kam thënë se nuk guxojmë në tërë atë kontekst t’i harojmë edhe të tjerët e Ballkanit Perëndimor, BeH-ja e cila shumë vite është ngrirë në atë proces edhe Kosova. Unë kuptoj se për Kosovën së pari duhet të konfirmohet në negociatat Beograd-Prishtinë statusi i tij final në skenën ndërkombëtare, pastaj të fillohet ndonjë korrnizë politike-juridike për afrim drejt Brukselit. Megjithatë e përsëris dhe atë e them çdo herë këtu dhe në vendet e huaja, nëse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor një ditë nuk bëhen anëtare të BE-së ne do të kemi problem si rajon”, potencoi Pendarovski.
Theksoi se qëndrimi është i qartë – të dy vendet duhet t’i fillojnë negociatat dhe shtoi se problemet ende më shpejtë do të zgjidhen në korrnizën negociuese.
“Tjetër është kur keni pozitë negociuese të Brukselit i cili thotë se ata dhe ato rajone duhet të rregullohen, të jenë më të mirë. Unë ju pohoj, do të thotë nëse e haroni cilindo shtet në atë proces mundet vetëm më keq të jetë brenda, mundet vetëm të degjenerojnë proceset demokratike. Tërësisht është tjetër kur negocioni dhe kur duhet të mundoheni t’i plotësoni të gjitha obligimet të cilat nga ju i kërkon BE-ja”, theksoi Pendarovski.
Thotë se të gjithë indikatorët e Hagës deri tani janë se do të jenë pozitiv drejt Maqedonisë së Veriut.
“Ato kanë disa rezerva për vendin tjetër- kandidat, megjithatë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë absolutisht asgjë. Nga Holanda dhe Danimarka paraprakisht nuk kemi kurrfarë vërejtje”, shtoi Pendarovski.
Në lidhje me qëndrimin e Francës dhe nëse ai në telefon ose në letër do ta kontaktojë Emanuel Makron theksoi se shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Ekonomike Bujar Osmani në muajt e fundit kanë pasur takime me përfaqësues të lartë të administratës franceze, duke përfshirë edhe këshilltarë të lartë të presidentit francez.
“Nga ai aspekt mendoj se gjithçka është bërë sa na përket neve. E dini se është e mundur qëndrimin e Francës në fund ta tregojë presidenti, ajo të mos shkojë në nivel ministror 15, por në 17 të tregojë presidenti, megjithatë besoni së pari në pjesën e detyrave vendore së pari nga ne kemi dërguar gjithçka që është kërkuar”, theksoi shefi i shtetit.
Theksoi se atë e kanë konstatuar të gjithë dhe eventualisht nëse vjen te ndonjë mëdyshje atëherë ato kanë të bëjnë me problemet të cilat BE-ja i ka brenda.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare