Connect with us

Lajme

Ligji i gjuhëve/ Osmani: Nuk ka raport final nga Komisioni i Venecias

Published

on

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot deklaroi se në lidhje me Ligjin për gjuhët duhet të pritet Komisioni i Venecias të dalë me raport final, pas çka do të shihet se çka nga ajo mund t’i përgjigjet kontekstit tonë politik, gjë që është në kundërshtim me pikëpamjet e tij, përkundër Marrëveshjes Kornizë, në kundërshtim me pikëpamjet tona se si duhet ta zhvillojmë shoqërinë tonë multietnike dhe shtetin multientik.

Në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet nga ana e Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët, Osmani theksoi se komisioni është organ këshillimor, i cili jep mendime në lidhje me zgjidhjet ligjore për të cilat ne kërkojmë mendime, por, theksoi, nuk është e saktë se ka dhënë ndonjë raport.

“Ato janë versione të punës për momentin, të cilat japin mendime për raportuesit në lidhje me përshtypjen të cilën e morën nga vizita njëditore këtu më 7 shtator dhe kjo duhet në mënyrë shtesë të bisedohet në Komisionin e Venecias dhe të sillet vendim final”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani pas punëtorisë së sotme për përpunimin e Strategjisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Sipas informacioneve të zëvendëskryeministrit Osmani, Komisioni i Venecias deri në fund të këtij viti nuk do t’i shqyrtojë versionet e punës dhe të sjellë raport final.

“Do të komentojmë versionin final”, tha Osmani.

Sipas tij, Ligji për gjuhët është një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ligj me të cilin mund të themi se pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit është mbyllur dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi, hyn në një kapitull pas Marrëveshjes së Ohrit në zbatimin e frymës së Marrëveshjes Kornizë.

“Secili kthim prapa do të nënkuptojë hapjen e Marrëveshjes Kornizë dhe negociata të tjera”, potencon zëvendëskryeministri Osmani.

Megjithatë, ai theksoi se rekomandimet finale nga Komisioni i Venecias do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh, por vendimet sillen këtu në Kuvend.

“Ka versione të punës, nuk ka raport. Unë kam parë version pune në të cilin thuhet se dygjuhësia e bankënotave dhe e uniformave të ushtrisë është e mirë. Për këtë them se janë versione të punës, që japin pikëpamje të ndryshme për raportues të ndryshëm në lidhje me këtë çështje”, përsëriti zëvendëskryeministrit Bujar Osmani. f

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale