Connect with us

Lajmet kryesore

Boki 13 nga gjykata transportohet në spital, i përkeqësohet shëndeti

Published

on

Bojan Jovanovski – Boki 13, është transportuar me ambulancë në klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po dëshmonte për rastin “Zhvatja” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar.

Ai sot në mesditë me përcjellje policore u soll në për të dëshmuar si i dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”.

Jovanovski tash e disa muaj është në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa para disa dite Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë më të lehtë.

Në aferën “Zhvatja”, përveç Boki 13 janë të dyshuar edhe biznesmeni Zoran Milevski- Zoki Kiçeec i cili tashmë është në arrest shtëpiak, si dhe ish-shefi i PSP-së Katica Janeva, e cila gjithashtu është në paraburgim në Shutkë.

Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për larje parash.

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Bota

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Published

on

By

NATO, mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rënda. Ky është paralajmërimi që vjen për Vladimir Putin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”, tha norvegjezi.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Sipas analistëve, gatishmëria për përdorimin e këtyre armëve, e cila po shprehet thuajse përditë nga pala ruse, bëhet për të zmbrapsur Ukrainën dhe Perëndimin, pasi ushtria e Kievit ka fituar terren të konsiderueshëm në lindje, ku edhe po zhvillohen betejat më të mëdha.

Continue Reading

Lajme

Akademi përkujtimore në mbështetje të Luginës së Preshevës

Published

on

By

Akademi përkujtimore në mbështetje të Luginës së Preshevës

Me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sot do të mbahet një akademi mirënjohjeje.

Sipas organizatorëve, kjo akademi do të jetë në mbështetje të Luginës ë Preshevës – Kosovës së paçliruar.

Akademia do të mbahet në sallën e Teatrit të Gjilanit, me fillim në ora 17:00.

LPK është duke shënuar 40-vjetorin e saj me organizimin e shumë aktiviteteve në mbarë vendin. Roli i saj, në rrethana të rënda të pushimit, gjithnjë është vlerësuar duke thënë se ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare.

Bashkimi politik i organizatave patriotike shqiptare dhe krijimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës ishte një ngjarje me rëndësi para 40 vitesh për t’i bërë ballë tentative të armikut për të shuar ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri.

Nismëtar për themelimin e kësaj Lëvizjeje, ishin patriotët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi.

Continue Reading

Aktuale