Connect with us

Lajmet kryesore

“Zhvatja”, Boki 13 nesër jep dëshminë

Published

on

Nesër prokurorja Villma Ruskoska do ta dëgjoj versionin e Boki 13 për rastin “Zhvatja”. Hetimi ka mbaruar kurse i dyshuari i parë për aferën me zhvatjen e parave, pas rreth tre muajve në paraburgim, për herë të parë do të prononcohet në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Deri më tani, Ruskoska ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarë dhe persona që mund të kenë ndonjë informacion për rastin në fjalë, por nuk ka dëshmi nga tre të dyshuarit, Bojan Jovanovski, Zoran Milevski- Kiçeec dhe Katica Janeva.Boki 13 gjithashtu i skadon edhe afati prej 15 ditëve, që i mundëson shqyrtim në dëshmitë e Ruskoskës, si dhe mundësia që të propozojë prova të tij.

Jovanovski, javën e shkuar personalisht në Gjykatën e Apelit kërkoi të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ka kërkuar masë më të butë, qelinë e burgut ta zëvendësoj me krevat spitali, për shkak të gjendjes së rënduar.

Në mënyrë shtesë, si rrethanë lehtësuese e përmendi hetimin e përfunduar për “Zhvatjen”. Megjithatë, gjykatës e Apelit për shkak të frikës për arratisjen e tij, e hodhën poshtë kërkesën.

Në ndërkohë, avokatët e Janevës tek tani pritet të vendosin nëse ajo do të dëshmojë para Villma Ruskoskës.

Janeva i ka shqyrtuar dëshmitë e ngritura kundër saj, por ende nuk ka dhënë instruksione të qarta dhe të saktë se si do ta ndërtoj mbrojtjen e saj. Në arrest shtëpiak për momentin është vetëm i dyshuari Zoran Kiçeec. Dëshmia e tij në prokurori tashmë u është propozuar për para avokatët në “Zhvatja”. Ruskoska po heton se kush ka bërë pazar me dëshminë.

Avokatët e tre të dyshuarve në “Zhvatja” për momentin janë të njëzëri se nuk ka negociata me Prokurorinë për dënim më të vogël të kolegëve të tyre.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev këtë fundjavë deklaroi se pret aktakuzë për rastin “Zhvatja” deri më 15 tetor, kur edhe skadojnë 90 ditët nga fillimi i hetimit për këtë aferë. Boki 13 dhe Katica Janeva përmes ankesave tentojnë të dalin nga burgi i Shutkës.

Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për larje parash.

evn

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

ASH: Vandalizmi ishte për mbrojtjen e drejtësisë së partizuar

Published

on

Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi që të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që i bëri mbrëmë Kushtetutës dhe demokracisë, thonë nga ASH.

“Ai tha se pushteti po implementon agjendën reformuese, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm kontrabandoi në komision një ligj që ua vazhdon mandatin gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të pensionohen, e që gjithë opinioni e mban mend se si emëroheshin nga pazaret mes Blerim Bexhetit, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e më pas edhe me Zoran Zaevin dhe Boki 13.BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar, sepse vetëm në këtë formë mund të mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar. Përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në ato ruse, andaj duam ta rikujtomë se agjendë ruse është parcela për Daka Davidoviçin, ambasadorët antiperëndimor si dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rusë dhe serbë që vetë kryetari i tij i konfirmoi”, thonë nga ASH.

Në kumtesen e ASh mes tjeras thuhet se pas dhunës që Talat Xhaferi manifestoi ndaj punonjësve të Kuvendit, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm pikërisht në komisionin për çështje evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje as me Evropën, as me reformën dhe as me demokracinë. E sipas ASh-së ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, që urgjentisht duhet të nxirret jashtë institucioneve dhe jashtë pushtetit.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Published

on

By

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit” – tha mes tjerash Kurti.

Continue Reading

Aktuale