Connect with us

Lajme

Vlerësimet e Komisionit të Vencias për ligjin e gjuhëve, reagojnë partitë politike

Published

on

Reagimet e para pas vlerësimeve jozyrtare të Komisionit të Venecias për ligjin për përdirmin e gjuhëve erdhën nga opozita maqedonase e cila kishte kundërshtuar këtë ligj që nga propozimi i tij.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ligji paraprak i vitit 2008, me disa ndryshime të vogla, është më i përshtatshëm për zbatim.

“Vlerësojmë se ligji i vitit 2008 ishte i zbatueshëm. Ndoshta do të duhej të kishte plotësime për të qenë më efikas në pjesën e zbatimit por gjithsesi për atë ligj nuk vërejtje të këtilla dhe mangësi ligjore. Secilës pale t’i mundësohet ta ndjekë ose t’i këtë të gjithë dokumentet edhe në gjuhën e tij amtare por të ketë dallim mes kominikimit zyrtar dhe interpretimit, vendimit gjyqësor, procesverbalit ose dëshmisë zyrtare të dikujtë, të vërtetohet në një gjuhë që të munden gjykatat të punojnë të unifikuara”, ka thënë Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Partitë shqiptare kundërshtojnë vlerësimet e Komisionit të Venecias. Sipas BDI-së, ligji edhe tani është i zbatueshëm në strukruat e institucioneve gjyqësore.

“Njëjtë sikurse funksionon Bashkimi Evropian me të gjithë ata gjuhë zyrtare në të gjitha strukturat, njëjtë mund të funksionojë edhe shoqëria jonë me theks të veçantë edhe në gjyqësor. Atëherë kur do të jemi të gatshëm ta zbatojmë përdorimin e plotë të gjuhës shqipe edhe në procedurat gjyqësore, atëherë do të fillojë zbatimi i ligjit. Gjithsesi se palët kanë të drejtë që tani që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre gjuhësore dhe kjo nuk duhet të paraqesë pengesë”, ka thënë Artan Grubi, BDI.

Aleanca për Shqiparët vlerëson se shqipja mundet vetëm të avancohet duke u përfshirë edhe në Kushtetutë por jo të ketë regres në përdorimin e saj.

“Ky ligj nuk ka kthim prapa për Aleancën për Shqiptarët. Nëse BDI-ja ka qëndrim tjetër nga ky, atëherë vetë duhet të deklarohen. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i saj me Kushtetutë dhe assesi nuk mund të pësojë kthim prapa”, ka thënë Arta Toçi, Aleanca për Shqiptarët.

Vlerësimet e Komisionit të Venecias me të cilat kontestohen disa dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht për dygjuhësinë në gjyqësor, do të zyrtarizohen më 17 tetor./Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale