Connect with us

Komente

Politika le t’u mbetet atyre që u flen më mirë

Published

on

Shkruan, Fisnik ISMAILI

Qëllimi im këto 10 vjet të angazhimit politik ka qenë: me e hjekë zaptuesin prej qytetit tim, edhe me e hjekë zaptuesin prej shtetit tim.

A ia kam arritë? Po. A kam kontribue, në mënyrën time, dukshëm për këtë punë? Hell yeah!

A kam gabue najsen? Sigurisht se po. S’ka njeri të pagabueshëm. E gabimi im i vetëm ka qenë, se kur është bë ndamja në VV, s’kam dalë deputet i pavarun, që me lujtë koqe me krejt. Me qenë zani i qatyne 55% që nuk votojnë. Isha kënaqë, se ma nxorën politikën për hunsh.

Çka kanë të përbashkët KREJT subjektet politike në Kosovë, pa dallim, është dëshira e verbër për pushtet, që nuk zgjedh mjete. Edhe besomëni, këto vjet kam pa, e kam përjetue gjithçka, për me e kuptue këtë gjë. House of Cards, nëse e keni këqyrë, nuk është tregim fiktiv. Është realitet që ndodh në politikën e çdo shteti, edhe është realitet shumë i poshtër për njerëz si unë.

Krejt lojët politike: shantazhet, skandalet, shpifjet, të ngulmet, marrëveshjet, koalicionet edhe propaganda, janë mjete për me e marrë pushtetin në fund. Unë kam qenë pjesë aktive e propagandës, që e kam edhe profesion, edhe e kam përdorë si kundërpropagandë ndaj subjekteve që e mbajshin peng Prishtinën edhe Kosovën.

Amo tutje, me qenë pjesë e lojëve të randa politike, kam refuzue çdo herë. As anëtar kryesie s’kam dashtë me qenë në asnjanin subjekt, se u bajsha nervoz me standardet e dyfishta, ndryshimin e parimeve, hipokrizinë, të cilat në raste edhe mu ka dashtë me ia arsyetue subjektit para miletit. Kjo vlen për krejt subjektet që kam qenë pjesë.

Unë me profesion baj reklama. Çdo reklamë i rritë pak gjanat, pra, rren ka pak brenda të pranueshmes, për me e shitë produktin. Propaganda e subjektit politik, amo, din kanjiherë me rrejtë qaq shumë, sa bahet padurueshëm, veç për me e kapë pushtetin.

Kam pas besue verbërisht në idealin gjatë luftës, edhe ma vonë e kam pa se jam ngulë. Njajtë besova deri u ngula edhe në idealin në politikë. E, qysh thojnë, nëse ngulesh një herë, dikush t’ka ba budallë, por kur ngulesh për s’dyt, atëherë je nime budallë.

Sidoqoftë, qëllimi im me i hjekë zaptuesit është arritë. Për pozitë në pushtet kurrë s’kam synue, prandej as nuk kam qenë aktiv në pozitë diku në Komunë. E pranoj veç mandatin prej sovranit, që vendosë a me qenë unë, apo mos me qenë, zani i tij.

Idealet, njerëz të dashtun, po u zhdukshin në momentin që i merr erë pushtetit. S’keni qenë brenda në politikë, me e pa si unë. Egon hala asnjani prej udhëheqësve shqiptarë nuk dijti me e mbizotënue, pa dallim subjekti, që për mue është pengesa më e madhe e bashkëpunimit politik.

E unë idealet e mia që i kam ruejtë në politikë me çykë të zorit, ndërsa egon e kam përbi, por pa u nënshtrue. Njajtë vazhdoj me i mbajtë si profesionist e qytetar aktiv.

Politika le t’i mbetet atyne që iu flen më mirë. Për mue ishte veç munim, pos betejave që i bajsha me shumë qef, të cilat nuk i duhen skenës politike ma. E që rrjedhimisht tregon se s’i duhem as unë politikës ma, përveç nëse del se e kam fitue edhe këtë mandat, për të cilin dyshoj.

Me vjedhë, s’kam vjedhë. Me rrejtë, s’kam rrejtë. Me shpresë shuuuuumë të madhe se ndryshimi ka me qenë i dukshëm, kam me vazhdue me qenë i drejtë – kritik ndaj të padrejtës, e përkrahës i vullnetit të mirë, duke shpresue se shteti vërtetë çkapet e mbetet i secilit prej nesh.

Qytetar aktiv e njeri me qëllime të mira gjithmonë, brenda apo jashtë politikës, me ideale të njajta, për një botë më të mirë.

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale